Lidhje

Ekonomia amerikane


Raporte të reja tregojnë se ekonomia amerikane po rritet me një ritëm më të shpejtë se sa kishin parashikuar ekonomistët

Raporte të reja tregojnë se ekonomia amerikane, më e madhja në botë, po rritet në një ritëm më të shpejtë se sa kishin parashikuar disa ekonomistë.

Qeveria tha sot se ekonomia amerikane u rrit me një normë vjetore 1,7 përqind nga muajt prill deri në qershor, në krahasim me 1,1 përqindshin e tre-mujorit të parë të vitit.

Ekonomistët thanë se kjo rritje e tremujorit të dytë është modeste, por ishte gati dyfishi i shifrës së parashikuar nga shumë prej tyre. Disa thanë se ky zhvillim tregon se do të ketë rritje edhe më të larte gjysmën e dytë të vitit.

Qeveria tha se rritja e ekonomisë është nxitur nga shpenzimet më të mëdha të konsumatoreve, një shtim te eksporteve dhe te investimeve të korporatave.
XS
SM
MD
LG