Në Shqipëri presidenti Bamir Topi tha sot se asnjë grup ultranacionalist nuk do të lejohet të deformojë procesin e regjistrimit të popullsisë ku është përfshirë edhe deklarimi vullnetar i kombësisë. Komentet e tij kreu i shtetit shqiptar Bamir Topi i bëri gjatë konferencës së shtypit me homolgun e tij maqedonas Gjorge Ivanov i cili nisi sot një vizitë zyrtare dy ditore në Tiranë ku mes të tjerash është vënë theksi edhe te respektimi i te drejtave te pakicave respektive si dhe te forcimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve
Vizitë dy-ditore në Tiranë e Presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov
- Armand Mero
