Mijëra vetë marshuan të dielën në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, duke iu përgjigjur thirrjes së partive politike të krahut të djathtë, për të protestuar negocitatat e qeverisë me separatistët katalonjas.
Me flamuj spanjollë në duar, përkrahësit e Partisë Popullore konservatore dhe Vox të së djathtës së skajshme, dolën në rrugët e Madridit për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Pedro Sanchez.
Javën e kaluar me kërkesën e separatistëve katalonjas, qeveria e zotit Sanchez ra dakord të emëronte një raporter të pavarur në bisedimet mes partive politike. Politikanët e së djathtës dhe mbështetësit e tyre akuzuan qeverinë për tradhëti, pas këtij veprimi.
Facebook Forum