Lidhje

SHBA, më shumë vende pune


Punëdhënësit amerikanë shtuan 192,000 vende pune në mars, një shenjë pozitive për ekonominë amerikane pas një dimri të ftohtë të pazakontë me dëborë që ngadalësoi rritjen.

Shifrat e publikuara sot nga Departamenti Amerikan i Punës, është pak më pak sesa shifra e rishikuar për vendet e punës që u shtuan në shkurt (197,000). Shifrat e rishikuara qeveritare tregojnë se punëdhënësit shtuan 37 mijë më shumë vende pune në shkurt dhe janar sesa ç’u njoftua më parë.

Edhe me rritjen e vendeve të punës në mars, niveli i papunësisë mbetet i pandryshuar në 6 presje 7 përqind, me 10,5 milionë amerikanë të papunë.

Niveli i papunësisë ka ardhur duke u zvogëluar në mënyrë konstante gjatë katër vjetëve të fundit, me ekonominë më të madhe të botës që po përpiqet të mëkëmbet nga recesioni më i rëndë që nga periudha e Depresionit të Madh në vitet 1930.
XS
SM
MD
LG