Lidhje

Pse vlejnë me miliona dollarë arti dixhital dhe kriptomonedhat?


Beeple, NFT, Ethereum – këto janë fjalë të dëgjuara për ata që njohin kripto-monedhat dhe artin dixhital. Ata që nuk i kanë dëgjuar duhet të dinë se këto terma kanë revolucionarizuar botën e artit. Materiali i korrespondentit të Zërit të Amerikës Maxim Avloshenko shpjegon përse në tregun e sotëm, kripto-monedhat dhe arti dixhital kanë një vlerë kaq të madhe.

Pse vlejnë me miliona dollarë arti dixhital dhe kriptomonedhat?
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:15 0:00

Më 11 mars 2021, artisti Beeple u mblodh me familjen në dhomën e ndenjes për të parë momentet e fundit të një ankandi dixhital.

Mike Winkelmann është Beeple, artist dixhital amerikan, i cili bëri bujë në mars kur shiti një NFT të një vepre të tij për 69.3 milionë dollarë në një ankand dixhital.

NFT është shkurtimi i termit “Kod i papërsëritshëm”.

NFT-të janë në fakt fragmente unike të një programi kompiuterik që nuk mund të kopjohen, apo përsëriten, sikur të ishte një version dixhital i pikturës së Mona Lisës, që nuk mund të riprodhohet. Këto janë format më të reja të artit dixhital.

Ndryshe nga kripto-monedhat, ato nuk mund të tregtohen apo të shkëmbehen. NFT-të krijohen me teknologjinë blockchain, që ka ofruar mundësinë për investime pa frikën se hakerët mund të ndërhyjnë në transaksionet financiare në hapësirën dixhitale.

Kjo teknologji u jep NFT-ve karakterin unik dhe vlerën për koleksionistët.

Një pikturë apo skulpturë është vepër unike. Por veprat dixhitale mund të riprodhohen miliona herë. Tani teknologjia blockchain e ndryshoi këtë mundisë. Falë saj, një realizim dixhital është unik dhe i papërsëritshëm,” thotë artistja Carla Gannis.

Suksesi i artistit Beeple u përcoll me habi dhe entuziazëm në qarqet artistike dixhitale dhe tradicionale.

Pas këtij ankandi, kompania “Injective Protocol” bleu veprën e Banskit me titull “Morons (White)” për 95,000 dollarë. Për të mundësuar blerjen u krijua një kopje dixhitale e veprës, më pas një kod elektronik NFT që përfaqëson veprën dixhitale, ndërsa vepra fizike u dogj.

Kohët e fundit në Nju Jork u hap e para galeri fizike me vepra NFT.

Mbi 300 artistë nga mbarë bota u përfaqësuan në këtë ekspozitë me një larmi stilesh. Vepra “Kamion Tesla” e artistit Aleksei Mashkov ishte ndër të parat që u shit.

Kjo vepër është ndërthurje kontradiktash dhe stereotipesh. Në të shihet një amerikan tipik i periferive, bashkë me stereotipet që shoqërojnë këtë kategori. Në kontrast me të shihet një kamion Tesla që nuk dëmton mjedisin,” thotë artisti.

Piktura me bojëra vaji në telajo u transformua në një grafikë dixhitale tre-dimensionale dhe më pas në versionin e saj NFT.

Por nuk është kaq e thjeshtë: ngaanjëherë thjesht fakti që dikush blen versionin NFT të një vepre nuk do të thotë që ai ka blerë edhe origjinalin fizik. Zakonisht pronari i ri ka blerë të drejtën për ta ekspozuar veprën, por nuk është zotërues i saj.

Vignesh Sundaresan bleu punimin “E përditshmja” të artistit Beeple.

Kryesorja që ka blerë është një marrëdhënie me mua, që t’i lejoj ta reklamojë blerjen. Por unë vazhdoj të kem të drejtën e autorit dhe të drejtën për të riprodhuar imazhe shtesë të kësaj vepre,” thotë Beeple.

Që nga fillimi i këtij viti, tregu për vepra NFT është ritur shumë dhe ekspertët besojnë se kjo formë arti do të bëhet edhe më e kërkuar nga koleksionistët dhe investitorët.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG