Prodhimet shqiptare të veshjeve
Kriza ekonomike evropiane, ka nxitur disa ndërmarrje shqiptare që punojnë për tregjet evropiane, të gjejnë forma te reja për ecurinë e prodhimit dhe tregjet. Ndërmarrja "Shqiperia Trikot", me e madhja në Shqipëri për prodhimin e veshjeve te brendshme, organizoi në Shkodër paraqitjen e koleksionit të ri të veshjeve të saj të markes Cotonela, ne prani të gjithe menaxhereve të tregtimit të rajoneve të Italise. "Shqiperia Trikot" aktualisht punëson mbi 600 punëtorë.