Lidhje

Përkujtohet 40 vjetori i vdekjes së Elvis Preslit


Elvis Presli lindi në vitin 1935 dhe e nisi karrierën e tij artistike që në moshën 19 vjeçare. Ai u bë i famshëm për një zhanër hibrid muzikor, ku ai shkriu tingujt rhythm, blues me muzikën country, duke i bërë tingujt rok shumë popullorë.

40-vjetori i vdekjes së Elvis Presleyt
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:39 0:00

Edhe jeta personale e artistit bëri po aq bujë në ato vite, pasi Elvis Presli u njoh, u dashurua dhe u martua me bashkëshorten e tij, Prishilën, kur ajo ishte vetëm 14 vjeç. Një martesë nga e cila lindi vajza e tyre e vetme, Lisa Marie. Por në vitin 1972, mbreti i muzikës amerikane do të ndahej nga Prishila, e cila mbeti gjithsesi gruaja më e rëndësishme në jetën e tij.

Jeta personale e artistit ka ngjallur në ato kohë po aq interes dhe kureshtje sa muzika e tij, duke e shndërruar Elvisin në një nga legjendat e artit amerikan dhe botëror, që ende sot e kësaj dite vazhdon të përkujtohet nga miliona njerëz në mbarë botën.

Çdo vit në Memfis, Tenesi, mijëra njerëz mblidhen për të përkujtuar ditën vdekjes së tij, por këtë vit duket se tubimi kaloi çdo pritshmëri.

Adhuruesit e Elvis Preslit pritën në një radhë të gjatë për të marrë pjesë në marshimin solemn, një ecje e gjatë në rrugën që të çon në shtëpinë e tij, Grejsland, në Memfis, ku iu bënë nderimet në 40 vjetorin e vdekjes.

Mijëra ithtarë të ikonës së rok & rollit, qëndruan orë të tëra në radhë mbrëmjen e së martës, për t’i bërë vetes një vend në këtë kortezh. Ata mbanin në duar qirinj dhe shkuan në varrin e Elvis Preslit, ndërkohë që të afërmit e artistit në Meditation Garden, shtëpia e tij e shndërruar sot në muze.

Përpara vigjiljes, Prishila Presli, isha bashkëshortja e këngëtarit udhëhiqte turmën me njerëz, që ishin, sipas organizatorëve, me mijëra.

“Uau! Ky është përvjetori më i bujshëm që kemi pasur ndonjëherë. Dua t’ju falenderoj të gjithëve. Ju po mbani gjallë kujtimin e Elvisit”, tha ajo.

Ndërkohë, Lisa Marie Presley, vajza e tyre, e cila mbante një pishtar ku ndiznin qirinjtë adhuruesit që kishin ardhur për të nderuar kujtimin e të atit, e falënderoi turmën për dashurinë dhe përkushtimin e tyre.

Adhuruesit nga e gjithë bota vijnë çdo vit në Grejsland, në përvjetorin e vdekjse së Preslit, për të nderuar jetën dhe karrierën e tij.

Këngëtari ndërroi jetë në Memfis, më 16 gusht 1977.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG