Mirëmbajtja e qytetit antik të Pompeit, duke përfshirë kujdesin për kopshtet, afresket dhe muret e vjetra, kushton miliona eura. Për realizimin e një projekti dy-vjeçar restaurimi është vënë në dispozicion një shumë prej 105 milionë eurosh. Por, për herë të parë, qeveria italiane do të ushtrojë kontrolle ndaj të gjithë kontraktorëve të projektit për të ndaluar përfshirjen e krimit të organizuar.
Hiri vullkanik që shkatërroi Pompein në vitin 79 të erës sonë gjithashtu ngriu qytetin e lashtë në kohë. Por që prej fillimit të shekullit të 20-të, kur arkeologët zbuluan qytetin antik me afreske, kolona dhe mbejte të trupave të banorëve të vrarë nga vullkani i Vezuvit, kjo Trashëgimi Botërore e UNESCO-s është përkeqësuar me shpejtësi.
Kur muret e Shkollës së Gladiatorëve u shembën në vitin 2010, qeveria italiane dhe Bashkimi Evropian kuptuan se kishin të bënin me një problem mjaft serioz. Me 2,5 milionë vizitorë në vit, dhe 81 hektarë rrënoja për t’u kujdesur, përgjegjësit e Pompeit hasin shumë vështirësi, qoftë edhe për mirëmbajtjen e përditshme. Teresa Elena Cinquantaquattro, përgjegjëse për Napolin dhe Pompein, thotë se kujdesi për qendrën turistike është shumë problematik.
"Ndoshta një detaj që i shpëton shumicës së njerëzve është fakti se mirëmbajtja nuk mund të kryhet vetëm një herë, por është një aktivitet që ka nevojë të përsëritet në mënyrë periodike. Duhet të mendojmë për të sikur të ishte mirëmbajtja e një shtëpie. Vazhdimisht njerëzit kanë nevojë të riparojnë çatinë, të shkurtojnë barin. E njëjta gjë vlen edhe për këtë qytet të lashtë, i cili nuk është i banuar, por vizitohet nga shumë e shumë vizitorëve të cilët nuk jetojnë aty dhe nuk kujdesen për të".
Për të zgjidhur krizën dhe për të zbatuar një plan afatgjatë restaurimi, Pompeit do t’i jepen 105 milionë euro, gjatë dy viteve të ardhshme. Bashkimi Evropian do të financojë rreth 41 milionë euro ndërsa qeveria italiane pjesën tjetër prej 64 milionësh.
Kjo është shuma më e madhe e fondeve e dhënë për qendrën arkeologjike.
Zonja Cinquantaquattro thotë se restaurimet do ta përmirësojnë Pompein dhe do ta bëjnë më të sigurtë.
"Ky projekt, që do të zbatohet si një sërë ndërhyrjesh deri më 2015, do të na lejojë të kapërcejmë gjendjen e emergjencës që tërhoqi vëmendjen e medias pas rënies së Schola Armaturarum-it (Shkolla e Gladiatorëve). Do të na lejojë ta bëjmë qytetin e lashtë më të sigurt në përgjithësi dhe të përgatisim gjënë e vetme që garanton ruajtjen e qendrave arkeologjike: mirëmbajtjen e planifikuar".
Por me kaq shumë fonde të premtuara për Pompein, qendra mund të bëhet objektiv e krimit të organizuar në një rajon me shtrirje të gjerë të mafia-s Kamorra. Në të kaluarën, mafia është infiltruar në tendera publikë, me anë të kompanive të rreme. Për të mbrojtur fondet, qeveria italiane ka caktuar Ministrinë e Brendshme dhe Prefekturën e Napolit të ndihmojnë përgjegjësit e Pompeit të zgjedhin kandidatët e duhur për punimet.
Në krye të grupit special për këtë qëllim është Fernando Guida. Ai thotë se puna e tij është të garantojë sigurinë në Pompei.
"Për herë të parë, grupi special i prefekturës së Napolit arrin të hyjë në zonat ku kryhen punime. Ne po zbatojmë rregullat e protokollit të ligjshmërisë që u nënshkrua në prill të vitit 2012 nga prefekti i Napolit dhe Zyra e Përgjegjësit Arkeologjik per Napolin dhe Pompein. Qëllimi është të monitorojmë fazën operacionale të punimeve në qendra për t’u siguruar që organizatat kriminale nuk depërtojnë duke u përfshirë në projekte".
Tetëdhjetë e pesë milionë euro janë vënë në dispozicion vetëm për punën në ndërtim. Kompanitë që do të fitojnë tenderat do t’i nënshtrohen një kontrolli të plotë për lidhje të mundshme mafioze me Kamorrën. Pasi të nënshkruhet kontrata, zoti Guida dhe ekipi i tij do të vazhdojnë punën e tyre në vend, duke kryer kontrolle të historisë personale për çdo punëtor të punësuar. Të gjitha projektet duhet të përfundojnë deri më 31 dhjetor 2015.