Lidhje

Pentagoni, një plan të ri për luftën kundër terrorizmit


Pentagoni thotë se i ka çuar Shtëpisë së Bardhë një plan paraprak për të mundur ekstremistët e Shtetit Islamik në Irak dhe në Siri, duke shtuar se Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis do t’u raportojë për të zyrtarëve të lartë të administratës të hënën në mbrëmje.

Zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis, tha se dokumenti është projekt i një plani më të gjerë, që synon kundërvënien ndaj grupit ekstremist përtej Sirisë dhe Irakut, ku Shteti Islamik përpiqet të krijojë një shtet fetar. Zoti Davis nuk dha hollësi për këtë çështje..

Por Shefi i Shtabit të Shtatmadhorisë, gjenerali Joseph Dunford, tha javën e kaluar, se strategjia, po ashtu do të verë në shënjestër al-Kaidën dhe grupe të tjera terroriste në Lindjen e Mesme dhe gjetkë. Ai po ashtu theksoi se plani nuk do të përfshijë vetëm forcën ushtarake, por ai do të jetë një plan politiko-ushtarak.

XS
SM
MD
LG