Lidhje

Jean Tirole, fitues i Nobelit për ekonominë


Francezi Jean Tirole ka marrë çmimin Nobel për ekonominë për studimin e fuqisë dhe rregullimit të tregut.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave e shpalli sot në Stokholm çmimin prej 1.1 milionë dollarësh. Në motivacionin për çmimin thuhet se Tirole ka shpjeguar “se si të kuptohen dhe rregullohen industritë me disa firma të fuqishme”.

Për rreth 30 vjet, Tirole ka studiuar dështimet e tregut dhe rolin e një numri të vogël firmash të mëdha, ose monopoleve që mbizotërojnë në shumë industri.

Juria tha se nëse “nuk ka regulla për funksionimin e këtyre tregjeve, ato sjellin si rezultat rezultate të padëshirueshme, çmime më të larta nga sa dikton kostoja, ose firma joproduktive që mbijetojnë duke bllokuar hyrjen e kompanive të reja dhe më produktive”.

XS
SM
MD
LG