Lidhje

Ndoshta dyfish nxehtësia që arrin akullnajat


Një studim i ri i Institutit Britanik për Hulumtime në Antarktik botuar të mërkurën (9 Shtator) ka zbuluar kanale të reja, nën shtratin e detit të Antarktidës, që mbartin ujra të ngrohtë nga oqeani duke rritur potencialin për ngritjen e nivelit të detit. Studiuesit thonë se kjo ka dyfishuar ndoshta nxehtësinë që arrin në akullnajën Thueits.

Shkrirja e akullnajës Thueits
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:33 0:00

Sipas Institutit Britanik për Hulumtime në Antarktik, misionet kërkimore mes janarit dhe marsit 2019 u kanë dhënë atyre detaje të pashembullta të asaj që po ndodh nën një nga zonat më të rëndësishme të prekura nga ndryshimi i klimës.

Studiuesit thonë se akullnaja Thueits mbulon 192,000 kilometra katrorë. Gjatë tridhjetë viteve të fundit, është pesëfishuar shkalla e humbjes së akullit në rajon.

Autorja kryesore dhe gjeofizikantia detare Dr. Kelly Hogan ishte pjesë e ekipit që vëzhgoi shtratin e detit.

"Zbuluam se dyshemeja e detit është më e thellë sesa mendonim të ishte, në të gjithë atë zonë. Gjithashtu kemi zbuluar shumë kanale, shumë të mëdhenj që përshkojnë disa dhjetëra kilometra nga oqeani për poshtë akullit lundrues pikërisht nën akullnajën Thueits", thotë zonja Hogan.

Kanalet janë më të thellë dhe më të mëdhenj nga sa mendonin studiuesit, që do të thotë se mbajnë gjithnjë e më shumë ujë të ngrohtë nën akull, duke e shkrirë atë.

Studiuesit, nga Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, përdorën akullthyes dhe harta gjeofizike të mara nga avioni për të grumbulluar të dhënat.

"Ne përdorim metoda akustike, dërgojmë tinguj poshtë në fund të oqeanit me një aparat, dhe pasi kthehet tek ne, jemi në gjendje të llogarisim thellësinë e ujit dhe në thelb të përpilojmë një hartë tre dimensionale," thotë zonja Hogan.

Ndërsa një ekip mblodhi të dhëna nga toka, një ekip tjetër ajror fluturoi mbi akullnajën.

"Ata përdorin radarë për të depërtuar nëpër raftin e akullit lundrues dhe për të matur devijimet në gravitet, që në thelb u lejon atyre të krijojnë një ide se si duket dyshemeja nëpër akull", shpjegon Hogan.

Shkencëtarët thonë se një kolaps i akullnajës Thueits mund të çojë në një ngritje të nivelit të detit me 65 centimetra, dhe studiuesit duan të llogarisin sa shpejt mund të ndodhte kjo.

"Ne bëmë një lloj llogaritje të thjeshtë për të parë se sa më shumë nxehtësi mund të arrijë drejt akullnajës Thueits. Me këto kanale të mëdhenj që kemi zbuluar, përçohet dyfishi i nxehtësisë që mund të prisni nga një kanal më i vogël ",thotë zonja Hogan.

Sipas studiuesve, nuk ka asnjë arritje inxhinierike që mund të ndalojë këto kanale të mëdhenj, të mbartin ujë të ngrohtë poshtë akullnajës.

Hogan thotë se parandalimi i një rritje të ngrohjes globale është opsioni i vetëm në dispozicion.

Raporti, i përpiluar nga studiues nga Mbretëria e Bashkuar dhe Instituti Amerikan për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Akullnajën Thueits (ITGC), u botua të Mërkurën (9 Shtator) në revistën Kriosfera.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG