Lidhje

Ndahet nga jeta këngëtarja Natalie Cole


Është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare këngëtarja e njohur amerikane Natalie Cole, fituese e çmimit prestigjioz Grammy.

Ajo vdiq në datën 31 dhjetor dhe këto ditë të para të vitit të ri amerikanët janë duke nderuar kujtimin e saj. Ajo ishte e bija e legjendës së xhazit Nat "King" Cole.

Familja tha se Natalie kishte vdekur për shkak të problemeve të vazhdueshme me shëndetin. Këngëtarja e njohur kishte marrë çmimin Grammy për interpretimin e këngës “This will be”.

Përmes një tweet-i, aktivisti i të drejtave të njeriut Jesse Jackson e përshkruantwe Natalie Cole-in si "një motër të dashur, me shumë vlera shpirtërore dhe muzikore".

XS
SM
MD
LG