Lidhje

100 vjetori i kulturës Pop


Shtëpia e ankandeve Christies në Londër po shënon 100 vjetorin e kulturës pop me një ankand në internet, ku admiruesit do të kenë shansin të blejnë copëza nga historia e kësaj kulture.


Mes objekteve të ofruara janë poster të shumtë koncertesh dhe fotografi të grupeve muzikore, mes së cilave fotografi të nënshkruara nga Beattles.


Po ashtu në ankand shiten edhe fletë me tekste këngësh të Freddy Mercury-t, me shkrimin e tij si edhe një kostum që ai ka veshur në një nga turnetë e tij.

Objekte të tjera tërheqëse janë një trompë që dikur i takonte Louise Armstrongut, si edhe artikuj nga ikonat e sotme si Lady Gaga dhe Madonna. Po ashtu po hidhet në ankand një fustan që Audrey Hepburn e kishte veshur në një nga filmat e saj, si edhe objekte nga filmi Star Wars. Gjithçka po ekspozohet në Shtëpinë e Ankandeve Christies në Knightsbridge deri më 4 dhjetor, ndërsa ankandi në internet mbahet deri më 5 dhjetor.

XS
SM
MD
LG