Në vazhdim do të njihemi me pesë këngët më të mira të javës sipas klasifikimit të revistës Billboard. Javën e kaluar në vendin e parë kishim një këngë të re. Do të shohim nëse ajo do të ketë të njejtin sukses edhe këtë javë. Fillojmë me vendin e pestë ku Justin Timberlake këtë javë zbriti nga vendi i katërt në të pestin me këngën “Mirrors”. Muajin e ardhshëm Justin Timberlake do të filloj një turne me këngëtarin tjetër të njohur Jay-Z dhe ne do t’ju njohim edhe për plane të tjera të përbashkëta të këtyre dy këngëtarëve.
Justin Timberlake këtë javë zbriti një vend më poshtë me këngën e tij “Mirrors”. Jay-Z ka publikuar listën e këngëve të albumit të tij të ardhshëm, Magna Carta Holy Grail dhe Justin është në mesin e bashkëpunëtorëve në këtë album. Jay-Z dhe Justin Timberlake më parë kanë bashkëpunuar në këngën “Suit & Tie”. Albumi i ri i këngëtarit Jay-Z do të dali në treg më 4 korrik dhe më 17 korrik të dy këngëtarët do të fillojnë turneun e përbashkët të quajtur Legend of the Summer. Kënga më e suksesshme e muzikës rok këtë vit më në fund hyri në listën e pesë këngëve më të mira. Kënga “Radioactive” u ngjit në vendin e katërt. Ta ndjekim…
Imagine Dragons pati një ngritje prej dy vendesh dhe tani ndodhet në vendin e katërt me këngën “Radioactive” nga albumi Night Visions. Ky grup me qendër në Las Vegas të shtetit Nevada ka kaluar nga shfaqjet gjysmë të mbushura në kazino tek skenat e mëdha ndërkombëtare dhe këtu në Shtetet e Bashkuara kënga e tyre “Radioactive” është shkarkuar më shumë se 2 milionë herë.
Zbritja e këngëtarëve Macklemore, Ryan Lewis dhe Ray Dalton vazhdoi edhe këtë javë ndërkohë që kënga e tyre që dikur ishte në vendin e parë zbriti nga vendi i dytë në të tretin.
Macklemore, Ryan Lewis dhe vokalisti Ray Dalton zbresin në vendin e tretë me këngën “Can’t Hold Us”. Të hënën Macklemore dhe Ryan Lewis njoftuan fillimin e një turneu në Shtetet e Bashkuara më 22 tetor të këtij viti dhe në ditën e parë të turnout pritet të marrin pjesë edhe Talib Kweli dhe K.R.I.T.
Daft Punk dhe Pharrell Williams janë ngjitur në krye të listave të klasifikimit në botë me këngën e tyre “Get Lucky” dhe ata mund të kenë të njejtin fat edhe këtu në Shtetet e Bashkuara ndërkohë që kënga e tyre ngritet në vendin e dytë.
Daft Punk dhe Pharrell Williams u ngriten një vend më lartë me këngën e tyre “Get Lucky”. Kjo këngë është ngritur në krye të listave të klasifikimit për këngët më të mira nga Australia deri në Islandë dhe madje edhe nëse ajo nuk arrinë të marri vendin e parë në Shtetet e Bashkuara, Pharrell Williams përsëri do të jetë fitues. Ai është në krye të të 100 këngëve më të mira, sipas klasifikimit të revistës Billboard, për dy javë radhazi me këngën e Robin Thicke “Blurred Line” ku paraqitet edhe këngëtari i muzikës rep T.I.
Robin Thicke, T.I. dhe Pharrell me këngën “Blurred Lines” për dy javë rradhazi janë në krye të listës së 100 këngëve më të mira sipas klasifikimit të revistës Billboard. Kjo shënon një kthim të madh për Pharrell Williams në skenën e muzikës. Në fillim të shekullit 21 ai ka dominuar skenën e muzikës pop ndërkohë që ishte pjesë e dyshes muzikore The Neptunes.