Një autokolonë e xhihadistëve të Shtetit Islamik po vazhdon udhëtimin përmes Sirisë, pasi ishte bllokuar në pjesën lindore të vendit. Shumica e tyre kanë kaluar në zonat e kontrolluar nga ISIS-i pranë kufirit me Irakun, megjithëse SHBA-ja pati kërcënuar se do të bombardonte.
Grupi i përbërë prej rreth 300 militantësh dhe familjet e tyre, u larguan prej kufirit Siri – Liban këtë javë, si pjesë e një armëpushimi të arritur ndërmjet ISIS-it, grupit Hezbollah dhe qeverisë siriane.
Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara informoi dje se do të kërkonte një zgjidhje tjetër që do të kursente mundimin e mëtejshëm të civilëve që janë pjesë e autokolonës.
Transferimi i këtyre luftëtarëve të ISIS-it dhe të të afërmve të tyre në qytetin Deir al-Zour, u prit me zemërim nga Kryeministri irakian, Haider al-Abadi, i cili e quajti “të papranueshme” dhe “një fyerje ndaj popullit irakian”.
Ai shprehu frikën se xhihadistët do ta afronin luftën pranë kufirit të vendit të tij.
Facebook Forum