Lidhje

Analistët: emigrantët, pasojë tragjike e luftrave


Emigrantë nga vendet e varfëra dhe të rrënuara nga konflikti ende po shkojnë në Evropë, por tani ata po ndjekin një rrugë të re për të arritur në kontinent. Gjatë javëve të fundit, shumica e fluksit ka qënë nga Libia ndërsa refugjatët sirianë po mbahen në Turqi si rezultat i një marrëveshje të brishtë me Bashkimin Evropian.

Javën e kaluar, më shumë se 4,000 imigrantë, shumica ekonomikë nga Afrika, u shpëtuan në det në një ditë të vetme. Qindra kanë vdekur në përpjekjet për të arritur në Evropë ndërsa trafikantët libianë kanë shfrytëzuar detin e qetë.

Megjithëse shumë njerëz po arrijnë në Evropë, ka qindra e mijëra të tjerë andej ka ata kanë ardhur thotë eksperti Daniel Serwer në Universitetin Johns Hopkins:

“Duhet të mendojmë si të stabilizojmë Sirinë, në mënyrë që të marrë fund fluksi i refugjatëve. Ndërsa moti përmirësohet, jam gjithashtu i shqetësuar se do të ketë një fluks tjetër nga Libia që ende është e pastabilizuar.

Asgjë që ka bërë Evropa që kur filloi kriza e refugjatëve nuk duket se ka funksionuar, thotë analisti Edward Joseph:

“Përgjigja e BE-së në përgjithësi ka qënë zhgënjyese”- thotë ai.

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zannier konfirmoi se ka mungesë të solidaritetit brenda BE-së:

“Është shumë shqetësuese të shohësh këtë shfaqje të mosmarrëveshjeve që në mënyrë publike është përdorur për qëllime politike brenda vendeve të veçanta”.

Mijëra imigrantë që udhëtojnë nga Turqia për në Greqi kanë lëvizur në qendra të reja pasi agjencia e OKB-së për refugjatët kritikoi kushtet e vështira në një kamp pranë kufirit maqedonas. Më shumë se 200 mijë imigrantë kanë kaluar Mesdheun për në Evropë në pesë muajt e pare të 2016-ës dhe zyrtarët e OKB-së thonë se më shumë do të vazhdojnë të shkojnë aty me përmirësimin e kushteve të motit.

XS
SM
MD
LG