Lidhje

FMN: Presionet inflacioniste nën kontroll


Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se presionet inflacioniste janë nën kontroll në ekonominë botërore.

Në një raport të ri të publikuar sot, FMN-ja thotë se përsa kohë që huadhënësit më të rëndësishëm në botë vëzhgojnë nga afër prirjet ekonomike, nuk ka arsye që bankat qëndrore të ndalin derdhjen e më shumë parave në ekonomitë rajonale.

Ndërsa bota vazhdon të mëkëmbet në mënyrë jo të njëtrajshme nga recesioni global, Shtetet e Bashkuara, vendet e Eurozonës, Anglia dhe tani Japonia janë përpjekur të stimulojnë ekonomitë e tyre, me shkallë të ndryshme suksesi.

Ekonomia amerikane po përparon ngadalë, por papunësia mbetet e lartë. Fatet ekonomike për 17 vendet e Eurozonës janë të paqarta. Japonia njoftoi gjithashtu javën e kaluar një përpjekje të re për t'i dhënë fund dobësive ekonomike që vazhdojnë prej gati dy dekadash.
XS
SM
MD
LG