Ekspertë të Fondit Monetar Ndërkombëtar thonë se rritja ekonomike globale këtë vit ka qenë pak më e ngandaltë se ç’ishte parashikuar.
Një raport që u botua sot në Uashington e parashikon rritjen në 3.3 për qind për këtë vit dhe 3.8 për qind për vitin e ardhshëm. Të dyja shifrat janë më të ulëta se ç’ishte parashikuar më parë.
Çmimet e aksioneve janë rritur, por investime të tjera nuk po tregojnë rritje dinamike. Rritja është mpakur nga tensionet gjeopolitike në Ukrainë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën perëndimore.
Ritmet jo të njëtrajtshme të rimëkëmbjes shfaqen me rritje ekonomike në Shtetet e Bashkuara dhe Britani, ngadalësim të rritjes në Kinë dhe ritme më të fuqishme ekonomike në Indi.
Ekspertët e FMN-së u bëjnë thirrje qeverive të vazhdojnë programet për fuqizimin e ekonomisë me norma të ulëta interesi dhe të tregohen të vëmendshëm ndaj ndikimit që ka ulja e shpenzimeve buxhetore mbi ekonominë.