Lidhje

Ndahet nga jeta artisti i xhazit Gato Barbieri


Saksofonisti i njohur latino-amerikan Leandro "Gato" Barbieri është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare.

Artisti i xhazit, Barbieri fitoi vjet një çmim Grammy në edicionin latino-amerikan të çmimeve, për karrierën artistike që në motivacionin e çmimit cilësohej si një vepër që mbulonte të gjithë pejsazhin e muzikës xhaz.

Në 1973 artisti fitoi çmim Grammy për muzikën që kompozoi për filmin e Bernardo Bertoluccit “Last Tango in Paris” – Tango e Fundit në Paris me aktorët Marlon Brando and Maria Schneider.

Leangro “Gato” Barbieri lindi në Argjentinë në një falimje muzikantësh. Ai tregonte se pasi dëgjoi një regjistrim nga Charlie Parker të kompozimit “Now’s the Time” filloi t’i binte klarinetës, por më pas kaloi në saksofon alto.

Në vitet 1950 mori pseudonimin “gato” – macja – pas shpejtonte nga një klub në tjetrin për t’i rënë saksofonit.

Ai ka nxjerrë disa albume me regjistrime gjatë karrierës thuajse 70 vjeçare.

XS
SM
MD
LG