Regjisori i njohur amerikan dhe fituesi i çmimit Oskar, Oliver Stone po planifikon të realizojë një film mbi ish-kontraktorin Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Edward Snowden.
Zoti Stone njoftoi dje se ai do të shkruajë dhe do të drejtojë realizimin e një filmi të bazuar në një libër të gazetarit britanik Luke Harding mbi historinë e Snowden-it.
Regjisori i njohur amerikan së bashku me partnerin e tij dhe producentin Mortiz Borman, blenë të drejtat e filmit për librin e shkrimitarit Harding me titull "The Snowden Files: The Inside Story of the World’s Most Wanted Man".
Regjisori Stone tha se "kjo është një nga historitë më të mëdha të kohës sonë. Një sfidë e vërtetë".
Ky nuk do të jetë filmi i vetëm mbi Edward Snowden-in. Muajin e kaluar, Sony Pictures bleu të drejtat për realizimin e një filmi të bazuar në një tjetër libër për Snowden-in, atë të gazetarit Glenn Greenwald me titull "No Place to Hide: Edward Snowden, the NSA and the U.S. Surveillance State".