Lidhje

Çfarë janë “lajmet e rreme”?


Kohët e sotme, për shkak të mediave sociale, njerëzit kanë vështirësi të dallojnë se cilët lajme që ata lexojnë janë të vërteta dhe se cilët janë të rreme.

Në konferencën e tij të parë për shtyp zoti Trump, në atë kohë president i zgjedhur, përdori fjalët “lajme të rreme”. Që atëhere termi u bë më i zakonshëm dhe presidenti Trump ka akuzuar shpesh mediat e njohura amerikane për publikimin e lajmeve të rreme. Këto akuza akuza ai shpesh i bën në faqen e tij të Twitter-it.

Edhe pse shumica e lajmeve janë të sakta, përmes mediave sociale shpërndahen shumë informacione të rreme.

Por nga vijnë këta lajme të rreme?

Duket se një vend i vogël evropian, Maqedonia, është një qendër e lajmeve të rreme. Një titull i një lajmi jo të vërtetë të kohëve të fundit, “Presidenti Trump nënshkruan një ligj për udhëtim pa viza për Maqedoninë”, krijoi mjaft reagime në vend. Zëri i Amerikës pyeti ambasadorin e Maqedonisë në Uashington nëse ky lajm ishte i vërtetë:

“Për fat të keq ky lajm nuk është i vërtetë. Shumë qytetarë kanë telefonuar ambasadën tonë në Uashington për të konfirmuar nëse kjo është e vërtetë, apo jo. Për momentin ky vendim nuk është i vërtetë dhe është pjesë e të ashtuquajturave “lajme të rreme’”, thotë ambasadori i Maqedonisë në Shtetet e Bashkuara, Vasko Naumovski.

Sipas drejtorit të Shkollës së Medias të Universitetit “George Washington”, Frank Sesno, mediat sociale janë versioni modern i fqinjëve që bëjnë thashetheme në lagje – por me ndikim shumë më të gjerë:

“Lajmi i rremë nuk është një lajm që dikujt nuk i pëlqen, nuk është sensacional, dhe as një shkrim i keq, apo një analizë e dobët. Lajmi i rremë është qëllimish i pasaktë dhe mashtrues”, - thotë profesor thotë Frank Sesno.

Ai thotë se lajmet e rreme gjenden kudo dhe se njerëzit duhet të marrin përgjegjësinë për të zbuluar se çfarë informacioni është i pasaktë dhe çfarë nuk është; kjo përgjegjësi bie dhe tek kompanitë e mediave sociale.

“Google dhe Facebook dhe kompanitë e mediave sociale do të duhet të pranojnë një lloj përgjegjësie, sepse ato nuk janë një kanal neutral informacioni ku të gjitha informacionet janë të besueshme. Nëse lajmet janë një mjet që nxisin urrejtje, kompanië e mediave sociale kanë përgjegjësi; tani ato kanë pranuar se diçka duhet bërë” - shton gazetari Sesno.

Zoti Sesno sugjeron se mediat e përgjegjshme duhet të kontrollojnë faktet e atyre të papërgjegjshme, që përpiqen të përhapin informacion të pasaktë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG