Lidhje

Mospajtime Kosovë – BE rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe


Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shfaqën mospajtime rreth themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që është edhe çështja më e vështirë në bisedimet Kosovë – Serbi për normalizimin e marrëdhënieve.

Çështja u tha se është diskutuar përgjatë takimit të sotëm ne Bruksel të Këshillit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është pjesë e marrëveshjes së Brukselit dhe është arritur nga palët. Presim që marrëveshjet të respektohen dhe të zbatohet plotësisht nga të dyja palët, sepse trajtimi i nevojave të komunitetit serb, është një element i rëndësishëm i procesit të normalizimit të marrëdhënieve”, tha zoti Borrell.

Janë 33 marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe dy të tretat e tyre nuk janë zbatuar nga Serbia, por Beogradi gjithnjë e përmend vetëm një marrëveshje që nuk e ka kaluar sprovën në Gjykatën Kushtetuese. Mbaj mend se më 31 dhjetor të vitit 2015, kur Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin, asnjë serb në Kosovë nuk protestoi, vetëm Beogradi”, tha kryeministri Kurti, duke nënvizuar se biseidmet duhet të kenë synim përfitimet e qytetarëve të të dyja vendeve.

Unë jam demokrat, prandaj besoj që kapitujt e ardhshëm të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk duhet të jenë aty për të kënaqur një politikan, për t’i shpëtuar lëkurën atij apo fytyrën e një politikani tjetër, por për të ndihmuar dhe për t’u shërbyer qytetarëve. Kam frikë se ky asociacion i komunave me shumicë serbe, është më shumë në shërbim të Beogradit sesa qytetarëve të varfër serbë të Kosovës, të cilëve unë u shërbej si kryeministër i republikës sonë”, tha ai.

Më duhet të them se unë jam demokrat po ashtu dhe nuk jam këtu t’i shërbej asnjë politikani të cilësdo palë. Nuk pajtohem me ju që Gjykata Kushtetuese e bën të pamundur zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Ajo u arrit nga përfaqësuesit e dy palëve, në mirëbesim dhe në pajtim me normat ndërkombëtare dhe në kuadër të bisedimeve. Më vjen keq kryeministër, por duhet të kërkojmë zbatimin e kësaj marrëveshjeje. E di se ka edhe marrëveshje tjera të cilat s’janë zbatuar, por kjo është shumë e rëndësishme”, tha zoti Borrell.

Mospajtime Kosovë – BE rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:36 0:00

Mospajtimet rreth asociacionit të komunave me shumicë serbe kanë pamundësuar vazhdimin e bisedimeve ndërmjet palëve, meqë Beogradi ngulë këmbë që kjo është çështja kryesore, ndërsa Prishtina kërkon që çështje tjera më të ngutshme si ndriçimi i fatit të personave të zhdukur, të hidhen në tryezë.

Muajin e kaluar, zoti Borrell paralajmëroi mundësinë e një takimi në nivelin më të lartë politik ndërmjet palëve, por të hënën ai tha se parakusht është gatishmëria e të dyja palëve të pajtohen për rezultate konkrete.

Do të ishte e pakuptimtë të mbajmë takim nëse kushtet nuk përmbushen e të takohemi prapë për asgjë. Në bazë të informatave që kam marrë edhe nga i dërguari i posaçëm, Miroslav Lajçak dhe nga puna e tij e palodhshme, s’ka gatishmëri në këtë pikë. Por ende s’ka përfunduar viti dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi që të kemi takime të tilla”, tha ai.

Kryeministri Kurti tha ndërkaq se qeveria e tij është e gatshme të punojë për të arritur një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme që ka në qendër njohjen e ndërsjellë.

Beogradi kundërshton pavarësinë e Kosovës, por të dyja palët janë përfshirë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve, në shkëmbim të afrimit më strukturat e Bashkimit Evropian.

Kosova është e fundit në proceset integruese dhe Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është marrëveshja e parë kontraktuale dhe e vetmja me Bashkimin. Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk mund të udhëtojnë pa viza në Evropën Perëndimore, ndonëse një mundësi e tille u është premtuar vite më parë.

XS
SM
MD
LG