Ndoshta fotografia më e njohur për vitet e Krizës së Madhe ekonomike në Shtetet e Bashkuara është ajo bardhë e zi e një punëtoreje të bujqësisë e rrethuar nga fëmijët e saj. Fotografia me titull “Nëna migrante” është marrë nga fotoreporterja Dorothea Lange në vitin 1936. Lange është e famshme për fotografitë që pasqyruan një periudhë të vështirë në Shtetet e Bashkuara, jo vetëm si një fenomen ekonomik, por edhe si një tagjedi njerëzore.
Ishte një ditë e ftohtë e vitit 1936 në veriun e Kalifornisë. Dorothea Lange po shkonte në shtëpi pas punës, e lodhur dhe me kamerat në sediljen e makinës pranë saj, kur kaloi pranë një tabele me mbishkrimin “Kampi i mbledhësve të bizeles”.
“Ajo nuk mund të ishte indiferente. Shkoi atje”.
Elizabeth Partridge është vajza së cilës Dorothea Lange i ka vënë emrin.
“Ajo ndali makinën dhe me aparatin fotografik iu drejtua një nëne të uritur e të dëshpëruar, të rrethuar nga fëmijët e saj të vegjël, të cilët dukej qartë që nuk ishin të ushqyer. Ajo nuk e pyeti kurrë gruan për emrin, por vetëm i bëri fotografi. Biseduan të dyja për disa minuta, pastaj ajo i hipi makinës dhe shkoi në shtëpi. Por Dorothea e kuptoi se këta mbledhësh bizelesh ishin mbyllur brenda nga të ftohtit, sepse nuk mund të punonin dot”.
Ajo e zhvilloi fotografinë menjëherë.
“E dërgoi fotografinë menjëherë në gazetën e San Francisco-s. Ata e botuan pa vonesë dhe këtyre punëtorëve migrantë u erdhi ndihmë ushqimore nga qeveria federale. Fotografia u bë një imazh emblematik i gjithë Krizës së Madhe ekonomike”.
“Nëna migrante” ndodhet tani në Bibliotekën e Kongresit amerikan. Është një prej disa fotografive që Partridge e ka përfshirë në librin e saj të ri Dorothea Lange: Grab a Hunk of Lightning. Titulli i librit pasqyron ndryshimin e drejtimit profesional të fotografes, nga portretet e të pasurve tek pasqyrimi i kushteve në Amerikë.
“Një ditë ajo pa nga studjoja e saj në katin e dytë të një ndërtese disa burra të pastrehë dhe vendosi t’i fotografonte dhe t’i publikonte fotografitë brenda 24 orësh me shpresën për ta sjellë në vemdjen e publikut dhe autoriteteve gjendjen e tyre”.
Partridge, familja e të cilës kishte miqësi të ngushtë me Dorothea Lange, thotë se aftësia e fotografes për të kapur ndjenjat e brendëshme të amerikanëve që vuanin ishte rezultat i durimit dhe vemendjes së saj ndaj atyre që fotografonte. Ishte përvoja e saj personale me vujatjen që e ndihmoi në këtë drejtim.
“Dorothea Lange ishte prekur nga poliomieliti kur ishte 7 vjeç dhe kishte çaluar gjithë jetën. Kjo e bëri të ndjente dhimbje për njerëzit që gjendjeshin në kushte që nuk mund t’i kontrollonin. Kur ajo u drejtohej njerëzve për t’i fotografuar, ecte ngadalë dhe ata e vinin re se ajo çalonte. Kjo e ndihmonte atë të hynte në marrëdhënie të afërta me njerëzit”.
Lange punoi edhe jashtë Shteteve të Bashkuara.
“Dorothea shkoi fillimisht në Japoni, pastaj në Kore, Indonezi, Indi e Kamboxhia. Ajo bëri fotografi edhe në Vietnam. Shkoi në Lindjen e Mesme dhe bëri fotografi në Egjipt. Tani që fotografitë e saj janë 50 apo 60 vjeçare, ne shikojmë një jetë që pjesërisht ekziston akoma dhe pjesërisht ka marrë fund”.
Kur Dorothea Lange vdiq në vitin 1965, Partridge ishte vetëm 14 vjeçe. Ajo thotë se pati arsye që të priste kaq shumë për të shkruar për gruan e cila i kishte vënë emrin.
“Nuk mund ta kisha bërë këtë më parë, kur isha më e re, pasi nuk e kisha kuptuar thellësinë e punës së saj. Nuk arrita ta njihja atë si e rritur, përveç nëpërmjet fotografive të saj dhe punës time kërkimore. Ajo filloi si fotografe, u bë fotoreportere dhe nga fundi i jetës së saj, artiste e vërtetë”.
Libri i Elizabeth Partridge nuk është punimi i vetëm që nderon fotografen e famshme. Diana Taylor, mbesa e saj, po punon tani për një film biografik që do të shfaqet në vitin 2014, me të njëjtin titull Dorothea Lange: Grab a Hunk of Lightning.