Autoritetet belge thanë se kanë ngritur akuzë kundër tre personave për mbështetje të grupit militant Shteti Islamik, pas një operacioni bastisjesh gjithandej Belgjikës gjatë të cilit tetë persona u morën në pyetje nga prokurorët federal.
Një 23 vjeçar serb dhe dy të tjerë nga Kosova të moshës 23 dhe 27 vjeçare, akuzohen për pjesëmarrje në organizatë terroriste, thuhet në një deklaratë të prokurorëve.
Pesë të tjerë që ishin ndaluar të martën, u lanë të lirë.
Të martën, prokurorët thanë se kanë kryer kontrolle në kërkim të atyre që mbështesin ISIS-in financiarisht apo nëpërmjet rekrutimit të luftëtarëve për në Siri.
Belgjika ka namin e të qenit bazë evropiane për xhihadistët, pasi që hetimet nxorën n ë pah se sulmet e nëntorit të vitit 2015 në Paris që lanë pas vetes 130 të varrë ishin planifikuar kryesisht në Belgjikë.
Vetë Brukseli ishte skenë e sulmeve me bomba në muajin mars të këtij viti në të cilat u vranë 32 veta në aeroport dhe në metronë e qytetit.