Arti shpesh mbledh njerëzit së bashku, dhe ky aspekt ishte në qendër të aktivitetit “Festivali i artistëve” të këtij viti në kryeqytetin amerikan. Pjesëtarë të komunitetit diplomatik - që përfaqësojnë më shumë se 20 vende - ekspozuan talentet e tyre artistike. Materiali në vazhdim na sjell atmosferën e natës së hapjes së ekspozitës në Shkollën e Arteve “Duke Ellington” në Uashington.
Gisele Essongue krijon rruaza artistike në kohën e saj të lirë, kur nuk është duke punuar në Ambasadën e Gabonit. Ajo është një anëtaret e komunitetit diplomatik veprat e artit të të cilëve po shfaqen në një ekspozitë të organizuar nga shoqata “THIS for Diplomats”. Ky grup ndihmon të dërguarit diplomatikë dhe familjet e tyre të përshtaten me jetën në Shtetet e Bashkuara. Veprat e artit bashkojnë njerëzit sepse arti kapërcen barrierat gjuhësore, thotë organizatorja e aktivitetit Nan Coughlin.
"Mendoj se kur shkon në një vend të ri, si zhvendosen diplomatët, dëshiron të kesh ndjesinë e të qenit në komunitet, dhe ky aktivitet i mbledh ata të gjithë së bashku, dhe ata të shfaqin talentin e tyre."
Pikturat e kafshëve që mbajnë tabelat "më puth" dhe "më përqafo" janë ideuar si reagime ndaj përshëndetjeve amerikane, thotë artistja Valeria Caflisch. Bashkëshorti i saj punon në ambasadën zvicerane.
"Kur shkon në supermarket njerëzit të pyesin, ‘si jeni sot’ dhe të gjithë duan të të përqafojnë, por askush nuk shtrëngon dorën këtu, për shembull. Pra, kjo mënyrë e shkëmbimit të përshëndetjeve është krejtësisht ndryshe këtu nga ajo që unë përjetoj diku tjetër."
Arti gjithashtu mund të shërbejë si një lidhje. Sohna N'Gum nga Gambia punon me tekstile që i kujtojnë vendin e saj.
"Jam rritur në shumë vende të botës dhe gjithmonë kam kërkuar të ndihem e lidhur me kontinentin afrikan, prandaj fillova të marr materiale me porosi nga Gambia dhe të përdorja pëlhura afrikane. Njerëzit filluan të interesoheshin për to."
Tani ajo bën rroba duke përdorur pëlhura që babai i saj i blen gjatë udhëtimeve të tij.
"Gjëja më e mirë e aktiviteteve si ky është aspekti i të qenit ndërkombëtar dhe ndihmon njerëzit. Dhe amerikanët mund të mësojnë në lidhje me kultura që mund të mos njohin."
Krijimi i bizhuterive është hobi i Etik Witjaksono, por ajo nuk e ka mësuar atë në Indonezinë amtare.
"Mësova vetëm kur isha në Afrikën e Jugut, për herë të parë, në kohën kur burri im ishte atje atashe i mbrojtjes i Indonezisë. E mësova këtë aftësi me miqtë e mi."
Shkëmbimet janë, në një farë mënyre, pjesë e vetë artit të diplomacisë.