Aretha Franklin, ikona amerikane e muzikës soul dhe pop tha se do të dalë në pension dhe do të shkojë të jetojë në qytetin e saj të lindjes, Detroit.
Artistja 75-vjeçare tha se ka në plan të hapë një klub nate në Detroit, të cilin do ta quajë Aretha’s, ku ajo ka në plan këndojë herë pas here dhe do të prezantojë artisë të preferuar për banorët e Detroitit. Aretha Franklin, e njohur si “Mbretëresha e muzikës soul”, këngëtare dhe autore e muzikës dhe teksteve të këngëve, ka marrë 18 çmime Grammy në karrierën e saj 57-vjeçare.
Ajo është një nga artistët që mbajnë rekord për shitjen e disqeve: ka shitur 75 milionë disqe në mbarë botën. Në vitin 1987 Aretha u bë artistja e parë grua që hyri Hollin e Famës të Rock and Rollit dhe është përfshirë në listën e 100 këngëtarëve më të mirë të gjitha kohërave.
Facebook Forum