Lidhje

Albumi “Ten” i Grupit Nu-Blu


Grupet muzikore ikin e vijnë aq shpejt këto ditë saqë nuk ndodh shpesh që gjen ndonjë prej tyre të festojnë të qenurit pesë vite bashkë, lëre pastaj një dhjetëvjeçar. Por pikërisht atë po bën grupi i muzikës bluegrass nga shteti i Karolinës së Veriut me albumin e tyre të ri “Ten.”

Carolyn Routh është vokalistja për shumicën e këngëve të albumit të Nu-Blu-së, “Ten.” Zëri i saj i pastër është i ëmbël por edhe i fuqishëm, dhe është e vështirë të mendosh që ajo ishte në prag të heshte përgjithmonë për shkak të disa trompozave në nëntor të vitit 2003, pak kohë pasi u formua grupi. Në fillim, ajo nuk ishte në gjendje të fliste dhe gjysmën e djathtë të trupit e kishte të paralizuar, por me ndihmën e kitaristit të grupit, i cili tani është bashkëshorti i saj, Daniel Routh, Carolyn luftoi për shëndetin e saj. Ta shohësh duke kënduar sot, nuk do ta mendoje se basistja flokëkuqe ka qenë sëmurë ndonjëherë.

please wait

No media source currently available

0:00 0:04:21 0:00
Direct link


Përveç çiftit Routh, pjesë e Nu-Blu-së është edhe Levi Austin i cilin i bie banxhos, dhe Austin Koener me mandolinë. Edhe pse ata luajnë të njëjtat instrumente që luanin krijuesit e muzikës bluegrass në vitet 1940, vetëm disa nga këngët e albumit të pestë të Nu-Blu-së i përshtaten melodisë origjinale të atij zhaneri.

Cili është sekreti i mbijetesës dhjetëvjeçare të këtij grupi, kur shumë grupe të tjerë janë ndarë dhe përçarë? Carolyn Routh thotë se duhet të pëlqesh çdo minutë të kësaj pune. Ajo ka dashur gjithmonë të këndojë, edhe pse kur është nëpër turne, ndodhet larg familjes dhe shoqërisë së saj. Kjo është tema e këngës “That Road.”

“Kjo është puna që unë kam ëndërruar të bëj dhe më pëlqen çdo minutë e saj. Por unë jam dikush që pëlqen të rrijë në shtëpi. Dhe e dua shumë familjen dhe vendin nga ku vij. Kjo këngë më lejon të jem në të dyja vendet njëkohësisht. Kur e këndoj, mendoj se sa po kënaqem në skenë, dhe, në të njëjtën kohë, se sa po më mungon familja. Kjo këngë sikur e mbulon atë hendek për mua.”

Nu-Blu po feston dhjetëvjetorin jo vetëm me një album të ri, por edhe me një itinerar të ngjeshur me shfaqje dhe koncerte kudo në Shtetet e Bashkuara edhe për një pjesë të vitit që vjen; deri atëherë, mund të kënaqeni me videot që po vënë në YouTube dhe në faqen e tyre të internetit: nu-blu.com.

Edhe pse disa nga këngët e albumit “Ten” mund të konsiderohen më shumë këngë të muzikës pop se sa country, pjesa instrumentale e atij nuk lë vend për diskutim se rrënjët e këtij grupi gjenden në zhanerin e bluegrassit. Ajo pjesë quhet “Giant Squid.”
XS
SM
MD
LG