Në Shqipëri, Ish të burgosurit dhe të përndjekurit politikë të rregjimit komunist po vazhdojnë përpjekjet për të ndriçuar krimet e periudhës së komunizmit dhe qendresën e mijëra familjeve shqiptare kundër diktaturës. Gjatë një veprimtarie të zhvilluar sot në Shkodër u nderua familja e Marash Vatës nga Malësia e Madhe, pjesë e të cilës ishte edhe Llesh Marashi, i cili udhëhoqi kryengritjen antikomuniste të Malësisë së Madhe të vitit 1945.