Një sulm vetëvrasës me bombë në provincën Nangarhar të Afganistanit shkaktoi viktima në radhët e fiseve pakicë hindu dhe sikh, duke shkaktuar të paktën 19 të vrarë.
Viktimat ishin nisur drejt zyrës së guvernatorit në kryeqytetin provincial Xhalabad, për t’u takuar me Presidentin Ashraf Ghani, i cili po vizitone qytetin.
Askush nuk mori përgjegjësinë për sulmin, por në provincën ku ai ndodhi janë shumë aktivë kryengritësit talebanë dhe militantë të Shtetit Islamik.
Sulmi ndodhi disa orë disa orë pasi zyrtarët konfirmuan që autorët e një sulmi tjetër në një shkollë ishin anëtarë të ISIS-it.
Zyrtarët thanë se grupi Shteti Islamik ekzekutoi tre roje të një shkolle shtetëtore në provincën Nangarhar dhe i vunë zjarrin ndërtesës, duke e djegur atë pjesërisht.
Dega e grupi terrorist ISIS në Afganistan organizon vazhdimisht sulme vetëvrasëse me bombë dhe ekzekuton me prerje koke personat që i akuzon se punojnë për qeverinë. Autoritetet afgane thonë se në katër provinca të vendit janë aktivë rreth 2 mijë luftëtarë të ISIS-it.
Facebook Forum