Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se Kanadaja ka përfituar nga Shtetet e Bashkuara prej vitesh me tarifa për lëndën e drurit dhe produktet e qumështit dhe paralajmëroi se do të vendosë tarifa reciproke ndaj Kanadasë.
Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump tha se "tarifat e jashtëzakonshme" që Kanadaja vendos mbi produktet e qumështit dhe lëndës së drurit, e kanë bërë të pamundur shitjen e produkteve amerikane në Kanada.
Ai tha se nëse Kanadaja nuk pranon t'i heqë ato, ai do t’i vendosë të njëjtën tarifë Kanadasë.
Të enjten zoti Trump shtyu për katër javë tarifat e reja prej 25% për shumicën e eksporteve meksikane dhe kanadeze në Shtetet e Bashkuara.
Një ditë më herët, Presidenti Trump njoftoi se po ndalonte tarifat për importet e automjeteve nga të dy vendet pasi tre prodhuesit më të mëdhenj amerikanë të automjeteve thanë se tarifat do të kishin një ndikim të rëndë financiar mbi ta.
Presidenti i shtyu tarifat ndaj Meksikës pasi bisedoi me presidenten meksikane Claudia Sheinbaum e cila tha se qeveria e saj kishte ndihmuar në frenimin e fluksit të emigrantëve dhe fentanilit, një opioid vdekjeprurës në SHBA.