Lidhje

Lufta brenda kartelit të drogës përfshin qytetin meksikan


Në një pikë kontrolli të forcave meksikane të sigurisë në Kuliakan
Në një pikë kontrolli të forcave meksikane të sigurisë në Kuliakan

Ndërsa disa i janë rikthyer kërcimit në rrugë, jeta e banorëve të tjerë të prekur nga dhuna e karteleve në Kuliakan të Meksikës nuk do të jenë më kurrë e njëjta.

Për shkak të dhunës, është kufizuar edhe orari për varrosjen e të vdekurve. Orkestrat që dikur luanin në festa të mëdha, tani luajnë vetëm nëpër kryqëzime. Nëse dëgjohet ndonjë zhurmë e madhe, fëmijët vrapojnë për t'u fshehur. Kjo është periudha e parë e zgjatur e dhunës që ka prekur banorët e Kuliakanit, sepse në të kaluarën ka patur siguri në dominimin e plotë të kartelit.

Lufta brenda kartelit të drogës përfshin qytetin meksikan
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:03 0:00

“Kuliakani nuk është më ai që ka qenë; janë kaluar limitet. Kurrë më parë nuk kemi parë kaq shumë të vdekur”, thotë Jose Alejandro Corona, i cili lustron këpucë.

Tashmë, shumë banorë janë mirënjohës për trysninë e ushtruar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për ta detyruar Meksikën t’u kundërvihet karteleve dhe disa janë optimistë se kjo periudhë e vështirë mund të ndryshojë pikëpamjen e mëparshme se karteli ka qenë mbrojtësi i tyre.

Situata u komplikua në shtator, mbi një muaj pasi Ismael "El Mayo" Zambada - udhëheqësi më i vjetër dhe më me përvojë i kartelit Sinaloa – tha se u rrëmbye nga një prej djemve të ish-udhëheqësit Joaquín "El Chapo" Guzmán dhe u dërgua në Shtetet e Bashkuara, ku të dy u arrestuan.

Zëdhënësi i guvernatorit akuzon Shtetet e Bashkuara si shkaktare të dhunës.

Tensionimi i tanishëm i situatës u fillua nga Shtetet e Bashkuara më 25 korrik, kur u mor një nga drejtuesit e grupeve kriminale të Sinaloas”, thotë Feliciano Castro, nga qeverisja lokale në Sinaloa.

Nga fillimi i luftës për pushtet ndërmjet dy fraksioneve të kartelit, ka patur mbi 900 vrasje që nga shtatori, sipas të dhënave të qeverisë. Mënyra se si autoritetet meksikane po e trajtojnë dhunën ka ndryshuar dukshëm muajin e kaluar dhe vendasit besojnë se arsyeja është Presidenti amerikan Donald Trump, për të cilin shprehin mirënjohje.

“Kemi shumë shpresë se marrëdhënia dypalëshe mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara nën drejtimin e Donald Trump-it dhe trysnia e tij për sa i përket tarifave, po sjell rezultate konkrete, për shkak të arrestimeve të bëra, pa bërë dallim ndër grupet ndërluftuese, po sjellin rezultat befasues për të ulur kapacitetet e tyre”, thotë Miguel Calderon, i zgjedhur në këshillin e sigurisë në Sinaloa.

Ndalja e emigracionit të paligjshëm dhe ndjekja e trafikantëve të drogës ishin ndër premtimet elektorale të Presidentit Trump dhe ai ka kërcënuar me vendosjen e tarifave prej 25%. Presidentja e re e Meksikës ka shprehur gatishmërinë për t’iu kundërvënë karteleve në mënyrë më agresive, në veçanti kartelit Sinaloa, aktiviteti kryesor i të cilit është fentanili. Vetëm në dhjetë ditët e fundit të shkurtit, autoritetet meksikane raportuan të kenë shkatërruar 113 laboratorë të drogës sintetike.

XS
SM
MD
LG