Lidhje

Makina godet turmën në Mannheim të Gjermanisë, 2 të vdekur dhe disa të plagosur


Autoritetet në Gjermani njoftuan për dy të vrarë dhe të paktën 10 të plagosur pasi një makinë mori përpara turmën e njerëzve në një qytet në perëndim të Gjermanisë. Autori i dyshuar për ngjarjen u arrestua ndërsa policia tha se ai kishte vepruar i vetëm.

Autori i dyshuar ishte një 40 vjeçar gjerman nga Rhineland-Palatinate, i cili nuk dukej se ishte i nxitur nga motive poltike ose fetare, thanë autoritetet.

“Deri më tani, nuk kemi të dhëna për arsye ekstremiste fetare si shkak për ngjarjen”, tha ministri i Brendshëm i rajonit të Baden-Wuerttemberut, Thomas Strobl.

“Motivet mund t’i kenë rrënjët tek rrethanat personale të autorit. Gjithsesi, hetimet vazhdojnë”, tha ai.

Rrjeti SWR raportoi se i dyshuari kishte patur probleme psikologjike.

Makina godet turmën në Mannheim të Gjermanisë, një i vdekur dhe disa të lënduar
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:51 0:00

Siguria ka qenë shqetësim kryesor në Gjermani pas një sërë sulmesh të dhunshme gjatë muajve të fundit, përfshirë goditjet vdekjeprurëse me makinë, në Magderburg në dhjetor dhe në Mynih muajin e shkuar.

Policia rrethon zonën pranë vendngjarjes pasi një makinë goditi turmëne njerëzve, në Mannheim, Gjermani, 3 Mars 2025.
Policia rrethon zonën pranë vendngjarjes pasi një makinë goditi turmëne njerëzve, në Mannheim, Gjermani, 3 Mars 2025.

Policia tha se shoferi goditi turmën në pedonalen “Paradeplatz”, në qytetin Mannheim, në perëndim të Gjermanisë, duke lënë pas dy të vrarë.

Sheshi kryesor “Paradeplatz”, gjendet pranë pedonales së qytetit Mannheim, që ka një popullsi prej 326 mijë banoresh dhe ndodhet rreth 85 kilomtra në jug të Frankfurtit.

Në të gjithë Gjermaninë, shumë njerëz, shpenzuan një fundjavë të gjatë për të festuar karnavalet, përfshirë festimet kryesore “Rosenmontag” (E hëna e trëndafilave), ku në shumë qytete organizohen parada. Parada në rrugët e Manhemiti u mbajt të dielën.

Policia ishte në gjendje të gatishmërisë të lartë për paradën e karnavaleve të këtij viti pasi në llogari të ndryshme të mediave sociale të lidhura me grupin militant Shteti Islamik bëhej thirrje për sulme në aktivitetet në qytetet Këln dhe Nuremberg.

Edhe pse policia nuk e cilësoi incidentin e së hënës si një sulm, makinat janë përdorur në disa raste për të vrarë njerëz në akte dhune përgjatë muajve të fundit.

Në shkurt, një 2 vjeçare dhe e ëma e saj vdiqën pasi u goditën nga një makinë në sulmin gjatë një proteste të sindikatave të punës në Mynih. Një 24 vjeçar afgan që kishte ardhur në Gjermani si azilkërkues u arrestua për ngjarjen.

Vitin e kaluar, të paktën 6 vetë vdiqën dhe 200 të tjerë u plagosën pasi një makinë goditi turmën në një treg Krishtlindjes në qytetin lindor të Gjermanis, Magdeburg.

I dyshuari, ishte një mjek 50 vjeçar që kishte ardhur nga Arabia Suadite dhe kishte shprehur pikëpamje anti-myslimane.

XS
SM
MD
LG