Lidhje

Starmer: Evropa duhet të marrë përgjegjësinë për të mbrojtur veten


Udhëheqësit europianë në takimin e nivelit të lartë në Londër
Udhëheqësit europianë në takimin e nivelit të lartë në Londër

Kryeministri britanik, Keir Starmer, thotë se Evropa duhet të marrë përgjegjësitë për të mbrojtur veten ndërsa udhëheqësit botërorë u takuan në Londër për të bashkërenduar përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.

Britania organizoi takimin e nivelit të lartë të dielën për të shprehur mbështetjen për Presidentin Volodymyr Zelenskyy pas përplasjes në Zyrën Ovale me Presidentin Donald Trump. Shefi i qeverisë britanike, Keir Starmer tha se Anglia, Franca dhe Ukraina janë pajtuar të hartojnë një plan armëpushimi që do t'ia paraqesin Shteteve të Bashkuara.

Presidenti i Francës Macron, kryeministri i Britanisë Starmer dhe Presidenti ukrainas Zelenskiy në takimin e nivelit të lartë, në Lancaster House në Londër, Britani, 2 mars.
Presidenti i Francës Macron, kryeministri i Britanisë Starmer dhe Presidenti ukrainas Zelenskiy në takimin e nivelit të lartë, në Lancaster House në Londër, Britani, 2 mars.

Kryeministri Starmer u zotua të shtojë furnizimin me armatime për Ukrainën ndërsa njoftoi se Mbretëria e Bashkuar do të financojë rreth 2 miliardë dollarë për të furnizuar Kievin me 5,000 raketa mbrojtëse.

Ai tha se thirrja ndaj aleatëve evropianë për të rritur shpenzimet e armatimeve për mbrojtjen e Evropës dhe Ukrainës nuk ishte shenjë mosbesimi ndaj Shteteve të Bashkuara.

Londër, udhëheqësit europianë takim të nivelit të lartë për një plan paqeje për Ukrainën
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:33 0:00

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, thotë se kërkohen garanci të forta sigurie për të siguruar një paqe të qëndrueshme në Ukrainë dhe për të siguruar që vendi i shkatërruar nga lufta të mos pushtohet përsëri.

Zoti Costa tha për shtypin në fund të takimit për sigurinë dhe mbrojtjen, që u mbajt në Londër, se aleatët duhet të mësojnë nga e kaluara dhe të shmangin përsëritjen e "përvojës së Minskut".

Kancelari gjerman në largim, Olaf Scholz, tha se “nuk mund të pranohet perspektivat ruse” në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Rusia është përpjekur gjithmonë që të krijojë një qeveri në Ukrainë që zbaton urdhrat e saj. Kjo nuk mund të pranohet”, tha ai.

“Ukraina është një vend evropian që ka zgjedhur të kërkojë anëtarësimin në Bashkimin Evropian – një komb demokratik dhe sovran. Dhe duhet të mbetet i tillë”, tha zoti Scholz pas takimit në Londër.

Ai tha gjithashtu se nuk është e pranueshme kërkesa e Rusisë që Ukraina të çmilitarizohet dhe se: “Ukraina duhet të forcohet për t’u siguruar që ajo të mos sulmohet kurrë”.

Në Gjermani, pavarësisht se ende nuk është formuar qeveria e re, partitë që janë në bisedime po diskutojnë për krijimin e shpejtë të dy fondeve speciale me vlerë qindra miliarda euro, një për mbrojtjen dhe një të dytë për infrastrukturën.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters ekonomistët që këshillojnë partitë që pritet të formojnë koalicionin qeveritar thanë se do të shpenzohen 400 miliardë euro për mbrojtjen dhe deri në 500 miliardë euro për infrastrukturën.

Edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se Perëndimi duhet të qëndrojë i bashkuar në mbështetje të Ukrainës. Ajo e cilësoi takimin në Londër si një moment vendimtar.

Kryeministri i Britanisë Keir Starmer dhe Kryeministrja italiane Giorgia Meloni
Kryeministri i Britanisë Keir Starmer dhe Kryeministrja italiane Giorgia Meloni

“Unë mendoj se është shumë, shumë e rëndësishme që ne të shmangim rrezikun që Perëndimi të përçahet. Për këtë, Britania e Madhe dhe Italia mund të luajnë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e urave”, deklaroi kryeminsitrja italiane e cila gjithashtu konfirmoi se kishte komunikuar në telefon me presidentin amerikan Donald Trump.

Mbreti Çarls III i Britanisë dhe presidenti ukrainas Zelenskyy, gjatë takimi në Sandringham Estate në Norfolk, Angli, të dielën, 2 mars 2025
Mbreti Çarls III i Britanisë dhe presidenti ukrainas Zelenskyy, gjatë takimi në Sandringham Estate në Norfolk, Angli, të dielën, 2 mars 2025

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, u takua gjithashtu me Mbretin Çarls pas përfundimit të takimit të nivelit të lartë në Londër.

Lavrov kritika Evropës për mbështetjen ndaj Ukrainës

Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov vlerësoi të dielën qëllimin e Presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por akuzoi fuqitë europane se kërkojnë të zgjasin konfliktin.

Ministri Lavrov gjithashtu hodhi poshtë idetë e BE-së për dërgimin e një kontigjenti paqeruajtësish evropianë dhe tha se Rusia nuk kishte besim në Ukrainë pas rënies së marrëveshjeve të Minskut.

E ndërsa diskutohet për një paqe mes Rusisë dhe Ukrainës, një sulm me dron rus të dielën në qytetin ukrainas Kherson vrau një person dhe plagosi gjashtë të tjerë. Në anën tjetër të lumit Dnieper, zyrtarë të emëruar nga Moska në pjesën e kontrolluar nga Rusia të rajonit Khersonit thanë të dielën se dy persona vdiqën nga bombardimet ukrainase.

Moska dërgoi 79 dronë sulmues në Ukrainë gjatë natës së të dielës, thanë zyrtarët ukrainas. Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, 63 dronë u shkatërruan. 16 dronë të tjerë u bllokuan në mënyrë elektronike.

XS
SM
MD
LG