Lidhje

Presidenti Zelenskiy në Britani takohet me Kryeministrin Starmer, të dielën e pret Mbreti Charles 


Presidenti Volodymyr Zelenskiy u prit të shtunën nga Kryeministri britanik Keir Starmer dhe do të takohet me Mbretin Charles të dielën, një shfaqje mbështetjeje për udhëheqësin ukrainas, pas përplasjes me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, të premten.

Udhëheqësit evropianë pritet të mblidhen në një takim të nivelit të lartë në Londër të dielën, ku do të diskutohet mbi një plan paqeje për Ukrainën.

Në një takim jo të zakontë në Zyrën Ovale, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi se mund të tërheqë mbështetjen për Ukrainën, tre vjet pas sulmit në shkallë të gjerë nga Rusia dhe pasi Kryeministri Starmer dhe Presidenti Macron zhvilluan takime që u dukën të suksesshme me Presidentin Trump, për ta bindur atë që të vazhdonte mbështetjen për Kievin.

Kryeministri Starmer zhvilloi biseda telefonike me Presidentët Trump dhe Zelenskyy të premten ndërsa shprehu "mbështetjen e tij të palëkundur" për Ukrainën, duke iu bashkuara deklaratave të ngjashme të mbështetjes për Presidentin Zelenskyy nga udhëheqës të tjerë evropianë, të cilët u zotuan të qëndrojnë përkrah Ukrainës.

Një zëdhënës i Presidencës ukrainase, tha se zoti Zelenksyy do të takohej të dielën me Mbretin Charles

Ndërkohë, Presidenca franceze njoftoi se udhëheqësi Emmanuel Macron zhvilloi të shtunën biseda telefonike me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe Presidentin amerikan Donald Trump, Kryeministrin britanik Keir Starmer, Presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa dhe shefin e NATO-s Mark Rutte.

Diskutimet ishin pjesë e përgatitjeve për një takimin të udhëheqësve evropianë të dielën në Londër, si dhe një takimit të posaçëm të Bashkimit Evropian më 6 mars, thuhej në njoftimin e presidencës.

XS
SM
MD
LG