Grupi militant palestinez Hamas do të kthejë trupat e katër pengjeve izraelitë të enjten në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë nga Izraeli. Njoftimi u bë nga grupi që Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian e kanë përcaktuar si organizatë terroriste. Këmbimi i radhës do të bëhet ndërsa kanë mbetur disa ditë para përfundimit të fazës së parë të armëpushimit mes palëve ndërluftuese.
Izraeli ka shtyrë lirimin e rreth 600 të burgosurve palestinezë që nga e shtuna në shenjë proteste ndaj asaj që thotë se është trajtim poshtërues i pengjeve gjatë lirimit të tyre nga grupi Hamas.
Grupi militant ka thënë se vonesa është një “shkelje serioze” e armëpushimit dhe se bisedimet për një fazë të dytë nuk janë të mundshme derisa palestinezët të lirohen.
Zëdhënësi i grupit Hamas, Abdul Latif al-Qanou i tha agjencisë së lajmeve ‘Associated Press’ të mërkurën se grupi militant palestinez do t’i dorëzonte trupat e katër izraelitëve të enjten.
Hamasi do të kthejë trupat e 4 pengjeve izraelitë në këmbim të të burgosurve
