Lidhje

Macron: sulmi me thikë ishte “terrorizëm islamist”


Presidenti Macron duke folur me gazetarët
Presidenti Macron duke folur me gazetarët

PARIS – Presidenti francez Emmanuel Macron tha të shtunën se sulmi me thikë, nga i cili u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë në Francën lindore, ishte “terrorizëm islamist”. Më herët zyra e prokurorisë së anti-terrorit konfirmoi se po hetonte rastin.

Në deklaratën e prokurorisë thuhet se një person sulmoi oficerët e policisë në qytetin Mulhouse duke bërtitur “Allahu Akbar” të shtunën pasdite.

Një kalimtar i rastit u vra pasi u përpoq të ndërhynte, ndërsa tre punonjës policie u plagosën, shtoi zyra e prokurorisë.

Policia lokale në Mulhouse, Francë (22 shkurt 2025)
Policia lokale në Mulhouse, Francë (22 shkurt 2025)

“Është pa asnjë dyshim akt terrorizmi islamist”, u tha Presidenti Macron gazetarëve në kuadrin e punimeve të panairit të përvitshëm të fermerëve francezë, duke shtuar se ministri i brendshëm ishte nisur drejt qytetit Mulhouse.

I dyshuari është arrestuar, njoftoi zyra e prokurorisë.

XS
SM
MD
LG