Lidhje

Kosova votoi – çfarë pritet të ndodhë pas zgjedhjeve të së dielës


Kur janë numëruar mbi 95 për qind e votave, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 40.80 për qind e pasuar nga Partia Demokratike me 22.16 për qind, Lidhja Demokratike me 17.59 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.46 për qind.

Kryeministri Albin Kurti tha të dielën në mbrëmje se “ne jemi fituesit që do të formojmë kabinetin e ardhshëm”, por pa dhënë ndonjë hollësi se me kë mund të provojë ta bëjë këtë.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 40.6 për qind e votuesve morën pjesë në zgjedhjet e së dielës, afërisht 7 për qind më pak se në zgjedhjet e vitit 2021.

Njëzet nga 120 vendet në parlamentin e Kosovës u takojnë pakicave kombëtare nga të cilat dhjetë janë të rezervuara për partitë e komunitetit serb.

Lista Serbe, partia kryesore e pakicës etnike serbe, mori 3.98 për qind të votave dhe sipas udhëheqësit të saj Zlatan Elek, “është fituese absolute e këtyre zgjedhjeve".

Mundësitë për formimin e qevrisë së re në Kosovë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:50 0:00

Ndërsa vazhdon numërimi i votave të mbetura përfshirë ato nga diaspora, vëzhguesit thonë se rezultati i zgjedhjeve ka lënë të hapura shumë mundësi për zbatimin e tyre. Nëse lëvizja Vetëvendosje nuk siguron koalicion me ndonjë nga partitë opozitare do ta ketë të vështirë të formojë qeverinë me deputetët e pakicave. Të delen në mbrëmje zoti Kurti përjashtoi mundësinë që ta formojë qeverinë me partitë opozitare ndaj të cilave përdori edhe një fjalor më të ashpër dhe një shprehje ofenduese. Mundësia tjetër është që opozita të provojë të formojë qeverinë e re, pasi të jenë shteruar përpjekjet e lëvizjes Vetëvendosje.

Mundësia tjetër është që opozita të provojë të formojë qeverinë e re, pasi të jenë shteruar përpjekjet e lëvizjes Vetëvendosje.

“Në këtë drejtim unë besoj që partitë opozitare do të duhej të gjenin forcën dhe gjuhën e përbashkët që të vazhdohet me negociata dhe këto negociata të përfshijnë edhe komunitetet joshumicë por edhe të komunitetit serb për të pasur të themi një qeveri të bashkimit kombëtar, një qeveri të përkohshme e cila në njëfarë mënyre do ta tejkalojë këtë situatë në të cilën gjendemi”.tha analisti Ehat Miftaraj Drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi tha në një bisedë me Zërin e Amerikës.

Të hënën kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, tha se “pas numërimit përfundimtar (të votave), LDK do të ofrojë qëndrimet e veta politike”.

Kandidati i Partisë Demokratike për postin e kryeministrit Bedri Hamza, tha se partia e tij do të respektojë vullnetin e shumicës shqiptare.

Ne nuk do të përfshihemi në asnjë koalicion me lëvizjen Vetëvendosje. Kemi dallime të mëdha, ata duan pushtet absolut, nuk kanë as program dhe gjatë fushatës ikën nga ballafaqimi edhe në studiot televizive për debate, ata i ofenduan kundërshtarët politik e përmes kësaj edhe qytetarët e Kosovës, ata nxitën urrejtje kurse ne bashkim dhe bashkëpunim”, tha ai.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, tha se do të bashkëpunonte pa kushte “me subjektet politike opozitare shqiptare për të krijuar shumicën”

Pra nuk është vetëm se çfarë bën Aleanca por çfarë bën Kosova dhe unë mendoj se është në nderin tim të ndihmoj një qeveri të opozitës, assesi me Vetëvendosjen pra me zotin Kurti”, tha zoti Haradinaj.

“Nëse nuk ka një bashkëpunim të opozitës dhe nëse opozita nuk pranon assesi të jetë në qeverinë Kurti unë besoj që Kosova do të zhytet në një kaos ku nuk do të kemi qeveri të re në javët e muajt në vazhdim, por do të kemi këtë qeveri në detyrë besoj deri në datën e zgjedhjeve të reja kur do të vijë edhe koha për zgjedhjen e presidentit”, tha zoti Miftaraj.

PACE: Zgjedhjet e së dielës në Kosovë ishin gjithëpërfshirëse dhe paqësore

Një delegacion i Komisionit për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës tha të hënën se procesi i zgjedhjeve të së dielës në Kosovë ishte gjithëpërfshirës dhe paqësorë.

“Votuesit e Kosovës treguan përkushtimin e tyre ndaj demokracisë duke votuar në mënyrë paqësore dhe pa tensione gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 për Parlamentin e Kosovës. Anëtarët e Komisioneve zgjedhore vendore duhet të përgëzohen për bashkëpunimin e tyre kolegial dhe respektues, duke kapërcyer dallimet politike dhe pengesat gjuhësore, duke u distancuar nga gjuha parazgjedhore përçarëse dhe gjuha e urrejtjes së përdorur nga udhëheqësit politikë, e cila ishte karakteristike e kësaj periudhe”, tha udhëheqësja e delegacionit Petra Bayr.

Ajo tha se zgjedhjet e së dielës tha se ato paraqiten një pasqyrë politike pluraliste dhe dinamike me 28 lista konkurruese që përfaqësonin komunitetet shumicë dhe pakicë.

“Për më tepër, pjesëmarrja e serbëve të Kosovës, të cilëve iu ofrua një gamë e gjerë e mundësive politike, kontribuoi në një proces zgjedhor më gjithëpërfshirës“, tha zonja Bayr.

Delegacioni i Këshillit të Evropës tha se zgjedhjet u zhvilluan në përputhje me Ligjin Zgjedhor te vitit 2023, i cili sipas tij, ofron një kuar të duhur ligjor për përmirësimin e transparencës së përgjithshme të procesit zgjedhor.

Sipas delegacionit, përfaqësimi i grave mbetet në nivel të ulët dhe se mbetet për t'u parë nëse sistemi i votës preferenciale për ndarjen e mandateve do të ndikojë negativisht apo pozitivisht në numrin e grave të zgjedhura. “Gjuha e urrejtjes në internet kundër grave ka pasur gjithashtu ndikim të dëmshëm”, tha zonja Bayr.

Ky delegacion tha se peizazhi mediatik u karakterizua nga mungesa e rregullimit të mediave sociale dhe se janë ngritur pikëpyetje rreth funksionimit të Komisionit të Pavarur të Mediave, transparencës së pronësisë së mediave dhe ndikimit të mundshëm të dezinformatave.

PACE: Zgjedhjet e së dielës në Kosovë ishin gjithëpërfshirëse dhe paqësore
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:06 0:00

Cilado që të jetë qeveria e re ajo duhet të përballet me sfida për të përmirësuar gjendjen ekonomike, arsimin dhe shërbimet shëndetësore dhe për të luftuar varfërinë. Në planin e jashtëm qeveria e re do të përballet me përpjekjet për ripërtëritjen e marrëdhënieve me fuqitë perëndimore, të cilat e kanë kritikuar qeverinë e Kryeministrit Kurti për veprimet e saj në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Qeveria e re do të përballet edhe me procesin e ngecur të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u kanë kërkuar të dyja palëve të zbatojnë marrëveshjen e arritur dy vjet më parë, sipas së cilës Kosova duhet të themelojë një Asociacion të Komunave me shumicë serbe, ndërsa Beogradi të njohë ‘de facto’ pavarësinë e Kosovës.

XS
SM
MD
LG