Lidhje

Ligatinat e Shqipërisë mbeten të cënuara nga presioni njerëzor dhe investimet rreth tyre


Rezultatet e regjistrimit ndërkombëtar të shpendëve ujorë në Shqipëri flasin se parku Divjakë-Karavasta, Liqeni i Shkodrës dhe Peisazhi Vjosë-Nartë kanë numrin më të lartë. Shifra e shpendëve të regjistruar në 2025 janë më të larta se viti 2024 por janë ende larg mesatares shumëvjecare. Ekspertët thonë se se rënia e numrit të shpendëve në vite lidhet me cilësinë në disa prej ligatinave shqiptare, rritjen e presionit njerëzor mbi to dhe cënimet nga investimet ndërtimore rreth këtyre zonave.

Ligatinat e Shqipërisë mbeten të cënuara nga presioni njerëzor dhe investimet rreth tyre
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:07 0:00

Regjistrimi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë u krye në Shqipëri më datat 18-19 Janar në 34 ligatina të vendit dhe rezultatet sapo janë publikuar nga organizatat mjedisore dhe Administrata e Zonave të Mbrojtura që u përfshinë në këtë proces.

Siaps regjistrimit të këtij viti në Shqiëpri u numëruan rreth 113 mijë shpendë që përfaqësojnë 61 specie të ndryshme të shpendëve ujorë në laguna, liqene natyrorë, rezervuarë të madhësive të ndryshme dhe ujëra të cekta detare.

Organizatat mjedisore thonë se shifra e 113 mijë shpendëve të regjistruar në 2025 është rreth 11.300 më e lartë se ajo e vitit 2024. Megjithatë, kjo sipas tyre është sërish rreth 43mijë shpendë më pak se mesatarja shumëvjecare nga vitit 1996 deri në vitin 2024.

Ndërsa arsyet e rënies së numrit të shpendëve ujorë mbeten objekt diskutimi, sipas organizatave mjedisore nuk mund të mohohet fakti se rënia lidhet me cilësinë e ligatinave shqiptare dhe rritjen e presionit njerëzor mbi to dhe në peisazhin përreth.

Mirian Topi një studiues i njohur i shpendëve në Shqipëri thotë se roli i hulumtimeve shkencore për shpendët është mjaft i rëndësishëm për të frenuar qëndrimet e pastudiuara sidomos në ligatinat shqiptare.

“Qëllimi i studiuesve është si cilësia e jetës në këtë vend të përmirësohet dhe se si veprimet në natyrë të informohen dhe udhëhiqen nga shkenca, jo të bëhen veprime të pastudiuara të cilat mund të sjellin pasoja shumë të mëdha në të ardhmen”, thotë ai.

Zoti Topi përmend rastin e aeroportit të Vlorës ku punimet vijuan megjithëse ekspertët folën kundër projektit që ishte sipas tyre në dëm të pasurisë natyrore dhe rrezik ndaj shpendëve të lagunës.

“Kërkimi shkencor në vend ende nuk është i aftë ose i mjaftueshëm për t`iu përgjigjur të gjitha sfidave apo ndryshimeve që po bëhen në vend, për më tepër që fjala e ekspertëve dëgjihet shumë pak ose në shumë raste nuk dëgjihet fare si qe rasti i Aeroportit të Vlorës. Eksperët kombëtarë dhe ndërkombëtarë folën kundër, Konventa e Bernës i kërkoi qeverisë shqiptare të ndalonte menjëherë punimet , por asgjë nuk u mor parasysh.”

Organizatat mjedisore thonë se nga pikëpamja e indeksit të larmisë së llojeve, indeks i cili tregon më qartësisht vlerat ekologjike të ligatinave, sërish Divjakë - Karavasta renditet në vend të parë , ndjekur nga afër nga Peisazhi Vjosë-Nartë, dhe parku Butrintit, etj.

Sipas të dhënave të regjistrimit këtë ktij viti zona me numrin më të lartë të individëve të shpendëve ujorë është Divjakë - Karavasta me rreth 26.500 individë dhe 46 specie, ndjekur nga Liqeni i Shkodrës, në pjesën shqiptare me afro 23,900 shpendë dhe 22 specie.

Peisazhi Vjosë-Narta renditet i treti me 13,800 individë dhe 39 specie, ndërsa laguna e Kune-Vaini me 11,600 shpendë dhe 33 specie.

Në Liqenin e Ohrit në pjesën shqiptare u regjistruan këtë vit rreth 8,300 shpendë ujore dhe 18 specie ndërsa pjesa tjetër në zona të tjera të vendit.

XS
SM
MD
LG