Lidhje

Hamasi liron 3 pengje, Izraeli liron 183 të burgosur palestinezë


Militantët palestinezë të Hamasit lirojnë Keith Siegel, i cili mbahej peng në Gazë që nga sulmi vdekjeprurës i 7 tetorit 2023. Gazë, 1 shkurt 2025.
Militantët palestinezë të Hamasit lirojnë Keith Siegel, i cili mbahej peng në Gazë që nga sulmi vdekjeprurës i 7 tetorit 2023. Gazë, 1 shkurt 2025.

Militantët e grupit Hamas liruan të shtunën tre burra që po mbaheshin peng në Rripin e Gazës ndërsa Izraeli liroi 183 të burgosur palestinezë si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi që i dha fund luftimeve 15 mujore në Gazë.

Militantët i dorëzuan zyrtarëve të Kryqit të Kuq në qytetin Khan Younis shtetasin Yarden Bibas si dhe francezo-izraelitin Ofer Kalderon, ndërsa amerikano-izraeliti Keith Siegel, i cili dukej i zbehtë dhe i dobët, iu dorëzua Kryqit të Kuq të shtunën në mëngjes, në qytetin e Gazës, në veri.

Njerëzit mbajnë në duar fotografi të pengut të liruar Yarden Bibas. 1 shkurt 2025
Njerëzit mbajnë në duar fotografi të pengut të liruar Yarden Bibas. 1 shkurt 2025

Të tre u rrëmbyen gjatë sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, që shkaktoi luftën. Lirimi i tyre e çon në 18 numrin e pengjeve të liruar që nga fillimi i armëpushimit më 19 janar.

Palestinezët që ishin burgosur në Izrael priten nga familjarë të tyre. Khan Yunis, 1 shkurt, 2025
Palestinezët që ishin burgosur në Izrael priten nga familjarë të tyre. Khan Yunis, 1 shkurt, 2025

Zyrtarët e burgjeve izraelite njoftuan lirimin e të 183 të burgosurve palestinezë të shtunën. Rreth 111 të arrestuar pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, u liruan në Gazë. Të tjerë u kthyen në Bregun Perëndimor ku u pritën me brohorima.

XS
SM
MD
LG