Lidhje

Shëngjin, Italia dërgon anijen me 49 migrantë


Anija italiane sot në Shëngjin
Anija italiane sot në Shëngjin

Një grup prej 49 migrantësh, mbërritën sot në mëngjes në Portin e Shëngjinit në Shqipëri në bordin e anijes patrulluese të marinës ushtarake italiane Cassiopea, në zbatim të marrëveshjes së nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane në nëntor të vitit 2023. Ata u kapën në fundjavë në ujërat ndërkombëtare.

Shëngjin, Italia dërgon anijen me 49 migrantë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:06 0:00

Shumica e tyre janë nga Bangladeshi, ndërsa pjesa tjetër nga Egjipti, Bregu i Fildishtë dhe Gambia dhe pritet t’i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara kufitare, të parashikuara nga legjislacioni italian, për ata që janë nga shtete të konsideruar si “të sigurta” dhe që nuk kanë paraqitur asnjë dokument identifikimi.

Pas 3 orësh qëndrimi në bordin e anijes, migrantët të shoqëruar nga karabinierë italianë, përshkuan me këmbë distancën prej disa dhjetëra metrash deri në pikën e parë të pritjes, në brendësi të territorit të portit.

Sipas rregullit, këtu ata i nënshtrohen kontrolleve mjekësore, ndërsa më pas u ofrohet ushqim dhe veshje, përpara se të nisin procedurat e identifikimit. Në përfundim ata pritet të dërgohen në kampin e Gjadrit, ku do të duhet të qëndrojnë deri në mbërritjen e një përgjigjeje ndaj kërkesës së tyre për azil. Ndërkohë, brenda 48 orëve, Gjykata e Apelit të Romës, do të duhet të shprehet mbi vlefshmërinë e ndalimit të tyre.

Ky është grupi i tretë dhe më i madh i migrantëve që autoritetet italiane kanë dërguar pranë qendrave të pritjes së ngritura në Shqipëri. Në dy rastet e mëparshme, në nëntor dhe dhjetor, grupet me nga 14 dhe 16 migrantë u kthyen pas për t’u dërguar në Itali brenda dy ditësh, pasi seksioni për migracionin i Gjykatës së Romës hodhi poshtë mbajtjen e tyre në kampet në Shqipëri.

Marrëveshja Rama-Meloni ka hasur në kundërshtime të forta të opozitës italiane si dhe organizatave ndërkombëare të të drejtave të njeriut, të cilat kanë shprehur shqetësim për rrezikun e shkeljes të të drejtave të migrantëve.

XS
SM
MD
LG