Lidhje

Jep dorëheqjen kryeministri i Serbisë


Kryeministri Serbisë, Milosh Vuçeviç, dha dorëheqje të martën mes protestave masive rreth shembjes së një çatie betoni në muajin nëntor në një stacion treni ne Novi Sad.

“Dorëheqja ime është e pakthyeshme”, tha kryeministri Vuçeviç në një konferencë shtypi në Beograd, një ditë pasi studentët e universiteteve bllokuan një nga kryqëzimet kryesore në kryeqytetin serb.

Jep dorëheqje kryeministri i Serbisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:14 0:00

Përgjatë bllokadës që zgjati 24 orë, pati edhe incidente ndërmjet studentëve dhe përfaqësuesve të Partisë Përparimtare Serbe në pushtet në qytetin e Novi Sadit. Një studente mbeti e plagosur.

Kryeministri Vuçeviç tha se dorëheqja e tij ka për qëllim uljen e tensioneve në Serbi.

“Është thirrja ime që të gjithë të ulin pasionet dhe t’i kthehen dialogut”, tha ai.

Dorëheqje dha të martën edhe kryebashkiaku i Novi Sadit.

Shembja e çatisë në stacionin e trenit që la pas vetes 15 të vdekur, çoi në shpërthimin pakënaqësive sundimin gjithnjë e më autokratik të presidentit populist të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ai është përballur me akuza për frenim të lirive demokratike në Serbi pavarësisht se kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Një natë më parë Presidenti Vuçiç paralajmëroi ristrukturimin e qeverisë.

Dorëheqja e kryeministrit Vuçeviç ka të ngjarë të çojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Dorëheqja që nënkupton rënien e gjithë kabinetit, duhet të konfirmohet nga parlamenti i Serbisë, i cili ka 30 ditë afat për të zgjedhur një qeveri të re ose për të shpallur zgjedhjet e parakohshme.

XS
SM
MD
LG