Lidhje

Nju Jork, debate mbi kërkesën për të mbajtur maskë në publik 


Nju Jork, debate mbi kërkesën për të mbajtur maskë në publik 
Nju Jork, debate mbi kërkesën për të mbajtur maskë në publik 

Thirrjet për të ndaluar mbajtjen e maskës në publik po nxisin debate në qytetin e Nju Jorkut. Përkrahësit thonë se një vendim i tillë mund të ndikojë për të frenuar krimin në sistemin e metrosë, ndërsa kritikët argumetojnë se kjo masë rrezikon liritë civile. Korrespodenti i Zërit të Amerikës Aron Ranen sjell më shumë hollësi mbi këto qëndrime.

Nju Jork, debate mbi kërkesën për të mbajtur maskë në publik
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:03 0:00

Kjo është një pasdite e zakontë në sistemin e metrosë së Nju Jorkut, ku çdo ditë miliona njerëz përdorin trenat për të lëvizur nëpër qytet.

Sipas një artikulli të gazetës “New York Times”, numri total i krimeve në metro është ulur, por incidentet si sulmet, apo vrasjet janë rritur që nga viti 2019.

Të dyshuarit shpesh përdorin maska për të fshehur identitetin e tyre kur kryejnë krime, duke shtuar shqetësimet e njujorkezëve për sigurinë.

“Maska i bën ata të paidentifikueshëm dhe ky anonimitet në fakt rrit guximin e tyre për të kryer krime. Ata mendojnë se nëse kanë një maskë, do të jetë më e vështirë që të kapen", shprehet Felipe Rodriguez, ish hetues në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut.

Disa politikanë lokalë po nxisin masa më të ashpra. Në gusht, zona “Nassau” e qytetit të Nju Jorkut, i ndaloi njerëzit të fshihnin fytyrën në publik. Kreu i kësaj njësie Bruce Blakeman, i cili udhëhoqi përpjekjet për një masë të tillë, firmosi vendimin.

“Ka shumë raste kur kriminelët përdornin maska për të fshehur identitetin e tyre, kemi patur situata që ata kanë vjedhur dyqane dhe kanë kryer krime të tjera. Ka raste përjashtimore për mbajtjen e maskës, si shëndetësore, ose fetare, por përveç tyre, nuk ka asnjë arsye të fortë për të mbajtur maskë në publik”, shprehet zoti Blakeman.

Eksperti i së drejtës kushtetuese Ilya Shapiro nga Instituti ‘Manhattan’ bie dakord se ndalimi i maskave mund të jetë një mjet i fuqishëm në luftën ndaj krimit.

“Njësoj siç ishte një mjet kundër grupit Ku Klux Klan, ndalimi i maskave mund të jetë një mjet për kriminelët dhe terroristët e kësaj periudhe, pavarësisht nëse bëhet fjalë për milici të krahut të djathtë, apo kriminelë dhe gangsterë”.

Por mbrojtësit e të drejtave civile paralajmërojnë se ndalimi i maskave mund shkelë liritë individuale.

“Sa herë që qeveria dikton se çfarë mund dhe nuk mund të bëjë një person në një hapësirë publike dhe kriminalizon mbajtjen e një veshjeje të caktuar, ka një problem kushtetues. Dhe kjo ngre një sërë shqetësimesh për tejkalim të autoritetit të qeverisë në jetën e njerëzve”, thotë Beth Haroules nga Unioni i të Drejtave Civile në Nju Jork.

Ndërkohë, njujorkezët janë të ndarë nëse fshehja e fytyrës duhet të shtrihet në sistemin e metrosë së qytetit. Disa argumentojnë se është e nevojshme për të frenuar kriminelët, ndërsa të tjerë druhen se është një masë e tepërt.

“Nuk mendoj se duhet të ketë një ndalim të maskave. Unë mendoj se njerëzit duhet të zgjedhin vetë se çfarë duan të bëjnë”, thotë Brittany Atkinson banore e Nju Jorkut.

“Nëse nuk keni një arsye mjekësore për të mbajtur maskë, nuk duhet ta mbani fare. Ka njerëz që po i përdorin për të kryer krime, për të fshehur identitetin e tyre dhe në fakt po shkaktojnë trazira në qytet”, shprehet Daniel Sanchez, banor i Nju Jorkut.

Ndërsa debati vazhdon, njujorkezët përballen me sfidën për të gjetur një ekuilibër mes sigurisë dhe lirive individuale, në një nga sistemet më të ngarkuara të metrosë në botë.

XS
SM
MD
LG