Lidhje

Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit 'organizatë e huaj terroriste'


Presidenti Donald Trump shpalli të mërkurën lëvizjen Houthi të Jemenit, të njohur zyrtarisht si Ansar Allah si "organizatë e huaj terroriste", njoftoi Shtëpia e Bardhë nëpërmjet një deklarate.

Vendimi imponon dënime më të ashpra nga sa kishte zbatuar administrata Biden për grupin e lidhur me Iranin, si përgjigje ndaj sulmeve të tij ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq, si dhe kundër anijeve luftarake amerikane që mbrojnë këtë korridor jetik detar.

Aktivitetet e grupit Houthi kërcënojnë sigurinë e civilëve dhe personelit amerikan në Lindjen e Mesme, sigurinë e partnerëve tanë më të afërt rajonalë dhe stabilitetin e tregtisë globale detare”, thuhej në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Shtetet e Bashkuara vijon më tej deklarata, do të punojnë me partnerët rajonalë "për të eliminuar aftësitë dhe operacionet e Ansar Allah-ut, për t'i bllokuar atij burimet dhe në këtë mënyrë për t'i dhënë fund sulmeve të tij ndaj personelit ushtarak dhe civilëve amerikanë, partnerëve të SHBA-së dhe anijeve në Detin e Kuq".

XS
SM
MD
LG