Lidhje

Starmer firmos marrëveshjen “për 100 vjet partneritet” me Ukrainën gjatë vizitës në Kiev


Kryeministri britanik Keir Starmer dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy firmosën një marrëveshje për 100 vjet partneritet mes dy vendeve. Marrëveshja është dëshmi e vazhdimit të përkrahjes evropiane ndaj Ukrainës, në luftën thuajse 3 vjeçare me Rusinë.

Marrëveshja nënshkruhet disa ditë përpara inaugurimit të Presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i cili thotë se ka një plan për t’i dhënë fund luftës më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministri britanik Keir Starmer mbajnë një konferencë të përbashkët për shtypin pas takimit të tyre në Kiev. 16 janar 2025.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministri britanik Keir Starmer mbajnë një konferencë të përbashkët për shtypin pas takimit të tyre në Kiev. 16 janar 2025.

Zoti Starmer tha se marrëveshja 1 shekullore angazhon palët të bashkëpunojnë në projekte mbi mbrojtjen dhe teknologjinë, përfshirë dronët.

Radhitja e Ukrainës në krah të Perëndimit dhe e ardhmja e mundshme e saj në NATO ka zemëruar Presidentin rus Vladimir Putin i cili ende synon të ushtrojë ndikim mbi shtetin e pavarur.

XS
SM
MD
LG