Lidhje

Siri, brenda burgut famëkeq të Sednajës 


Siri, brenda burgut famëkeq të Sednajës 
Siri, brenda burgut famëkeq të Sednajës 

Pas rënies së qeverisë së Bashar Assadit, shumë sirianë u dyndën në burgun famëkeq atë të Sednajës, njohur ndryshe si "thertorja e njerëzve”, për të mësuar mbi fatin e të afërmve të tyre të zhdukur. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Joan Cabasés Vega ishte në këtë burg e bisedoi me disa qytetarë sirianë, që ende shpresojnë të mësojnë diçka mbi të dashurit e tyre.

Siri, brenda burgut famëkeq të Sednajës 
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:10 0:00

Sednaja ishte një qendër paraburgimi e frikshme që kontrollohej nga qeveria siriane. Njohur për torturat brutale dhe ekzekutimet e panumërta, ajo fitoi pseudonimin rrënqethës "thertorja e njerëzve".

Pasi forcat rebele liruan të burgosurit në prag të rënies së regjimit të Bashar al-Assadit, mijëra njerëz u mblodhën tek ky burg me shpresën për të gjetur të dashurit e tyre, sikurse Ahmed Burkani.

"Ai ishte vetëm 14 vjeç kur e çuan në Sednaja. Edhe sot e kësaj dite nuk e kemi idenë nëse është ende këtu, nëse është gjallë, nëse është vrarë, apo nëse po mbahet në ndonjë qeli të nëndheshëm", thotë Ahmed Burkani, shtetas sirian.

Gjatë 13 viteve luftë civile rreth 100,000 persona janë u arrestuan nga qeveria siriane. Shumë prej tyre rezultojne ende të zhdukur. Por të afërmit e tyre të dëshpëruar, shpresojnë ende se mund t'i gjejnë në Sednaja.

"Po kërkoj vëllain. Dikush më tha 10 ditë më parë se ai ishte ende gjallë. Kam nevojë për të”, thotë Raja Abdelrahouf, shtetase siriane.

Sulmi i forcave rebelëve jo vetëm që liroi shumë të burgosur, por gjithashtu zbuloi të dhënat e burgut.

Familjarët e dëshpëruar kërkojnë mes dokumenteve të shpërndara në tokë, me shpresen për të gjetur ndonjë informacion për të afërmit e tyre, të zhdukur ose të ekzekutuar.

Në disa nga këto dokumente gjendet emrat e atyre që kanë vdekur apo janë ekzekutuar gjatë qëndrimit në burg.

Turma njerëzisht mblidhen para Sednajës duke dëgjuar me vëmendje ndërsa emrat, e kësaj liste njerëzish me fat të trishtë, lexohen me zë të lartë.

Besohet se mijëra të burgosur u mbajtën në Sednaja, në qeli që nuk ishin më të mëdha se 5 me 5 metra, e që mbusheshin me mbi 100 persona.

Kur grupi islamik Hayat Tahrir al-Sham mbërriti aty, gjeti brenda vetëm 300 të burgosur. Kjo ka nxitur spekulime për ekzekutime masive, transferime të të burgosurve apo mbi ekzistencën e qelive nëntokësore.

Për shumicën e atyre që erdhën në Sednaja, kërkimi përfundoi pa përgjigje. Tashmë siç thonë ata, ajo çka mbetet, është vetëm shpresa për drejtësi.

XS
SM
MD
LG