Lidhje

Maqedoni e Veriut, arrestohen ish-drejtues të termocentraleve


Maqedoni e Veriut, Ministria e Punëve të Brendshme
Maqedoni e Veriut, Ministria e Punëve të Brendshme

Policia në Maqedoninë e Veriut ka ndërmarrë të martën disa aksione për ndalimin e disa ish-menaxherëve të termocentraleve kryesore të vendit.

Prokuroria kundër Kriminit të Organizuar ka bërë të ditur se janë arrestuar 21 persona dhe se dy të tjerë janë në kërkim. Ata akuzohen për pastrim parash dhe mashtrim.

Të akuzuarit kishin manipuluar me vetëdije procedurat për tendera lidhur me furnizimet publike, përkatësisht me lëndë djegëse.

Tek tre prej të arrestuarve janë gjetur 130 mijë euo dhe disa dokumente, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sipas mediave lokale mes të arrestuarve është dhe Vasko Stefanovit, ish-drejtor i “Elektranave të Maqedonisë së Veriut” (ESM). Policia njoftoi se vijojnë kërkimet për Vasko Kovaçevski, ish drejtor i “ESM”-së.

Të arrestuarit dyshohen për shpërdorimin e fondeve publike në vlerën prej prej 6.5 milionë dollarë.

Në mesin e të ndaluarve, sipas medias lokale janë ish-drejtori i termocentralit të Negotinës, Nebojsha Stojanoviç, i Manastirit, Pece Matevski dhe ish-drejtori komercial i ESM-së, Ardian Muça.

Prokurorët dhe policia kanë kryer disa kontrolle në qytetet e Manastir, Negotinë, Veles, Kërçovë dhe në Shkup.

XS
SM
MD
LG