Lidhje

Kalifornia goditet nga një tërmet i fortë


California Earthquake
California Earthquake

Një tërmet me magnitudë 7 ballë goditi brigjet veriore të Kalifornisë të enjten, duke shkaktuar një paralajmërim për cunami për një pjesë të madhe të zonave bregdetare të Kalifornisë dhe Oregonit, thanë zyrtarët. Më vonë paralajmërimi për cunami u anulua.

Tërmeti, i cili goditi në një thellësi të cekët prej 10 kilometrash, e kishte epiqendrën rreth 63 kilometra në perëndim të qytetit Ferndejl, një pjesë me popullsi të vogël në bregun e Kalifornisë veriore, tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.

Departamenti i policisë në qytetin Bërkli lëshoi një urdhër evakuimi për pjesë të qytetit në Gjirin e San Françiskos, sipas një alarmi dërguar banorëve.

Zyra e Guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom, shkroi në mediat sociale se guvernatori "po takohet me zyrtarët e ekipeve shtetërore të urgjencës dhe po punon për të siguruar që banorët e Kalifornisë të jenë të jenë të sigurt".

XS
SM
MD
LG