Lidhje

Në Seul kthehet normaliteti pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme


Gjashtë parti opozitare të Koresë së Jugut dorëzuan sot në Asamblenë Kombëtare një mocion që kërkon shkarkimin e Presidentit Yoon Suk Yeol, për shkak të vendimit të tij të djeshëm për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Parlamenti e hodhi poshtë vendimin e tij me votim unanim dhe gjashtë orë më pas, Presidenti Yoon u detyrua ta anulonte gjendjen e jashtëzakonshme. Pavarësisht se vendi duket se iu rikthye normalitetit sot, e ardhmja politike e presidentit dhe bashkëpunëtorëve të tij është në rrezik.

Në Seul kthehet normaliteti pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:15 0:00

Votimi për mocionin e shkarkimit të Presidentit koreano jugor Yoon Suk Yeol nga Asambleja Parlamentare mund të mbahet pas dy ditësh.

Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, si dhe Këshilltarët e lartë të Presidentit Yoon dhanë sot dorëheqjen në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të tij të papritur dje për gjendjen e jashtëzakonshme.

Koreja e Jugut po përpiqet të kuptojë atë që ndodhi për gjashtë orë martën në mbrëmje.

Sot kryeqyteti me nëntë milionë banorë i Koresë së Jugut filloi ditën normalisht.


“Sot në mëngjes morra vesh se ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe u trondita me të vërtetë. U qetësova kur pashë që vendimi ishte tërhequr në mëngjes, pa probleme serioze. Tani jam vërtetë mirënjohës që kam mundësi të shijojë kafenë e pasdites”, thotë Kim Ha-Kyeong, banor i Seulit.

Presidenti Yonn e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme i zemëruar me opozitën, duke u zotuar të eliminojë forcat “anti-shtetërore”, ndërsa ndeshet me probleme me opozitën që ka shumicën në parlament që ai e akuzon si simpatizuese të Koresë së Veriut komuniste.

Gjandja e jashtëzakonshme nënkuptonte ndërprejen e punimeve të parlamentit, ndalimin e aktiviteteve politike dhe censurimin e mediave. Ushtria u dërgua në parlament për ta marrë atë nën kontroll por dështoi.

Dhjetra ligjvënës, si ky që shohet në video, arritën të çajnë kordonin të forcave të sigurisë, në portën e jashtme.

Udhëheqësi i opozitës Lee Jae-myung transmetoi drejtpërdrejt në rrjete sociale kalimin e tij mbi gardh për të hyrë në ndërtesën e Asamblesë Kombëtare.

“Unë dhe anëtarët e partisë opozitare do të mbrojmë demokracinë, të ardhmen e këtij vendi, sigurinë, jetën dhe pronën e njerëzve”, tha kreu i opozitës Lee Jae-myung.

Pasi hynë brenda, 190 ligjvënës, përfshirë shumë deputet nga partia e Presidentit Yoon, votuan për të hequr gjendjen e jashtëzakonshme.

Pas gjashtë orësh, Presidenti Yoon iu drejtua vendit sërish, këtë herë duke njoftuar heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Megjithatë, i kërkoj Asamblesë Kombëtare të ndalojë menjëherë aktivitetet e pamatura të paralizimit të vendit përmes përpjekjeve të përsëritura për të ngritur akuza për shkarkimin tim dhe manipulimit të legjislacionit dhe buxhetit”, tha Presidenti Yeol.

Ndërsa trupat e Koresë së Jugut u tërhoqën, vendi mbeti i tronditur.


Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, duke folur nga Brukseli, ku po merr pjespë në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s, tha se Uashingtoni e mirëpret vendimin për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Pati një votim unanim në Asamblenë Kombëtare për të hedhur poshtë vendimin dhe Presidenti e pranoi atë. Sipas gjykimit tonë, çdo mosmarrëveshje politike duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore dhe në përputhje me sundimin e ligjit”, tha Sekretari Blinken.

Nga viti 1948, që kur Koreja e Jugut u bë republikë, mbi dhjetë herë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Hera e fundit që ndodhi ishte para 40 vjetësh kur gjenerali Chun Doo-hwan organizoi një grusht shteti dhe sundoi nga viti 1980 deri në vitin 1988.

Publiku i Koresë së Jugut kësaj radhe mund të mos jetë aq i përmbajtur. Disa grupe të mëdha aktivistësh thonë se planifikojnë të protestojnë derisa Presidenti Yoon të japë dorëheqjen.

XS
SM
MD
LG