Lidhje

Kosovë, lajmet e rreme dhe vërtetimi i fakteve nga mediat


Shoqata të gazetarëve, punonjës të mediave dhe grupe për të drejtat e tyre, theksuan të martën se vetërregullimi i mediave mund të luajë rolin kryesor në parandalimin e dezinformatave në Kosovë, ndërsa hodhën poshtë pretendimet se mediat janë burimi i tyre.

Këto komente u bënë në tryezën e organizuar nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës dhe misioni i OSBE-së me temën “Lajmet e rrejshme dhe verifikimi i fakteve në mediat online”.

Kosovë, lajmet e rreme dhe vërtetimi i fakteve nga mediat
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:59 0:00

Media online në Kosovë aktualisht vet rregullohet nëpërmjet Këshillit të Mediave të Shkruara duke u mbështetur në Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës.

Drejtori i këtij Këshilli, Imer Mushkolaj, tha se ky mekanizëm vazhdimisht trajton mënyrën e raportimit nga mediat.

“Kemi arritur që të marrim vendime, sipas nesh gjithmonë meritore duke adresuar çështje të rëndësishme që kanë pasur të bëjnë me lajme që kanë qenë të plota e që janë publiku në mediat e shkruara përkatësisht në mediat online. Gjitha këto vendime janë marrë siç mund ta dini bazuar në Kodin e mediave të shkruara të Kosovës, i cili në një far forme është Kushtetuta e mediave të shkruara dhe online në Kosovë”, tha ai.

Kryeredaktorja e grupit Koha, Brikenda Rexhepi, tha se mungesa e redaktorëve nëpër media mund të çojë në publikimin e lajmeve të paverifikuara.

“Edhe kjo mund të jetë një problem shumë i madh sa i përket keqinformimit, dalin lajme të paverifikuara jo me ndonjë qëllim të keq, që ka bërë dikush qëllimisht të tilla, por thjesht mungojnë kapacitetet me i lexu edhe njëherë”, tha ajo.

Juristja e mediave Flutura Kusari thotë se shteti ka dështuar në krijimin e një sistemi që e mbron vendin prej dezinformatave pasi sipas saj ato nuk vijnë prej mediave por vendet tjera që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.

“Nuk mundet që barra e përgjegjësisë komplet me ju hedh mediave dhe të thuhet ju luftoni dezinformatën e ndërkohë me i akuzu për dezinformata. Gjithë njerëzit e pushtetit por edhe opozitës sa herë që flasin për dezinformata flasin për media, e bëjnë qëllimisht në mënyrë që të krijojnë një lloj mburoje që nëse sulmohen atëherë do të akuzojnë mediat për shpërndarje të dezinformatave dhe këtë po e shohim tash kur ka filluar fushata zgjedhore edhe pse jo juridikisht”, tha ajo.

Shefi i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Muhamet Jahiri tha se problemi kryesor me keqinformimin lidhet me mediat që nuk janë të besueshme dhe përdorin një hapësirë publike për qëllime dhe përfitime individuale.

“Prandaj gazetarët, komuniteti, organizatat e ndryshme duhet me çdo kusht të bëjnë të pamundurën që të ketë vetërregullim më të madh. Sepse zgjidhja e vetme është vetërregullimi dhe kur ne vendosim standarde, në të njëjtën kohë pra mudemi edhe t’i luftojmë dukuritë e këqija por edhe në të njëjtën kohë pra të mbrojmë njëri tjetrin në kauzën e drejtë që është në profesionin e shenjtë që është dhe ka vetëm një qëllim që të jetë zëri më përfaqësues i publikut”, tha zoti Jahiri.

Organizatat që merren me luftimin e dezinformatave thonë se kjo dukuri është e përhapur në Kosovë ndërsa bëjnë thirrje që edukimi medial të përfshihet si lëndë në shkolla në mënyrë që gjeneratat e reja të mësojnë t’i dallojnë lajmet e rreme.

XS
SM
MD
LG