Lidhje

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në Novi Sad


Autoritetet serbe thanë se një zjarr që përfshiu një shtëpi në një qytet verior mëngjesin e së premtes, la pas vetes gjashtë të vdekur, nga të cilët katër ishin fëmijë.

Zjarri shpërtheu rreth orës 3 të mëngjesit në Novi Sad, kryeqyteti i provincës autonome të Vojvodinës, rreth 90 kilometra në veri të Beogradit, tha ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiç.

Një mjek i urgjencës i tha televizionit shtetëror RTS se të gjashtët tashmë kishin vdekur kur ekipi mjekësor arriti në vendin e ngjarjes.

Ministri Daçiç tha në një deklaratë se sipas hetimeve paraprake, zjarri mund të jetë shkaktuar nga një skuter i lidhur me rrjetin elektrik.

Fëmijët ishin nga 2 deri në 7 vjeç, tha ai. Policia po punon për të përcaktuar identitetin e viktimave, por besohet se të gjithë janë anëtarë të një familjeje që jetonte në atë shtëpi.

XS
SM
MD
LG